Lajme
Mbi 14 mijë raste të dyshuara për punë në të zezë zbulohen në Zvicër
44 mijë punëtorë u kontrolluan, 14.500 raste përfundojnë nën hetim
Kontrollet e kryera gjatë vitit 2025 zbuluan mijëra raste të dyshuara të punës së padeklaruar. Shumë prej tyre lidhen me persona që punonin pa leje të vlefshme qëndrimi ose pune, transmeton albinfo.ch.
Autoritetet zvicerane kanë identifikuar mbi 14 mijë raste të dyshuara të punës së padeklaruar gjatë kontrolleve të zhvilluara në vitin 2025.
Sipas një raporti të publikuar të mërkurën nga Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO), gjatë vitit të kaluar janë inspektuar 14.450 kompani për të verifikuar zbatimin e legjislacionit të punës, transmeton tutje albinfo.ch.
Në total janë kontrolluar 44.083 punëtorë.
Nga këto kontrolle, 14.500 raste të dyshuara për punë “në të zezë” janë referuar tek autoritetet kompetente për hetime të mëtejshme. Sipas SECO-s, një pjesë e madhe e këtyre rasteve lidhen me shtetas të huaj që punonin pa leje të vlefshme pune ose qëndrimi. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa













