Bota
Mashtrimet që ndodhin për “Shën Valentin”
Mashtrimet, kryesisht kërkesa për para, zhvillohen në faqet e takimeve online, por edhe në mediet sociale
Amerikanët në kërkim të dashurisë në internet humbën 143 milionë dollarë si pasojë e mashtrimeve online në vitin 2018, sipas një raporti të Komisionit Federal të Tregtisë dhënë gazetës “New York Times”.
Përdoruesit më të prekur janë ato të grupmoshës 40-69 vjeç, por edhe mbi 70, dhe më pak të grupmoshat e reja.
Mashtrimet, kryesisht kërkesa për para, zhvillohen në faqet e takimeve online, por edhe në mediet sociale.
Mashtruesit shpesh përdorin identitete të rreme ose të vjedhura për të tërhequr viktimat në një proces të njohur si “catfishing” (peshkim) dhe i ndjekin ata për periudha të gjata, duke u përpjekur të ndërtojnë një marrëdhënie besimi, transmeton “ATSH”.
Fenomeni është pothuajse trefishuar në vitet e fundit: vetëm në vitin 2015, në fakt, amerikanët pësuar 33 milionë dollarë humbje në të ashtuquajturat mashtrime romantike, përcjell albinfo.ch.
Numri i përgjithshëm i faqeve mashtruese të zbuluara dhe bllokuara nga kompania ‘Kaspery’ në gjysmën e parë të shkurtit 2019 (ditët para 14 shkurtit) është rritur me më shumë se dy milionë në 2018 në mbi 4,3 milionë këtë vit.
Sipas statistikave, vendet më të prekura ishin Brazili, Portugalia, Venezuela, Greqia dhe Spanja.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Austri
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit për sot në Austri Kancelari austriak bën thirrje për kontroll më të rreptë të bashkimit familjar, kostot financiare të aksidenteve...
-
Dëmet e aksidenteve rrugore arrijnë në miliarda në Austrinë e Epërme
-
Kancelari austriak me thirrje për testime më të shpeshta të ADN-së, për të verifikuar lidhjet familjare
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë?
-
Si të mos ‘përplaseni’ nga një tren austriak i mbipopulluar?