Lajme
Marty autorizohet t’ia dorëzojë provat EULEX-it

Komiteti për Drejtësi i Këshillit të Evropës e ka autorizuar sot Dick Martyn, provat që i ka përmend në raportin e tij, t’ia dorëzojë Prokurorisë së EULEX-it për tregtinë me organe njerëzore dhe përfshirjen e kryeministrit në largim Hashim Thaçi gjatë vitit 1999.
Gazeta Blic, duke u thirr nga burime të saj nga Strasburgu, ku sot filloi sesioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku po prezantohet raporti i Martyt, njoftoi se Komitetit të Drejtësisë të Këshillit të Evropës i janë dorëzuar 21 amendamente – katër i ka dorëzuar Dick Marty dhe që të gjithë janë miratuar, ndërsa 17 amendamentet tjera të dorëzuara nga delegacioni i Shqipërisë dhe Turqisë, është miratuar vetëm një, që ka të bëjë më ndryshimin e emërtimit të rezolutës. Nëse para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miratohen ky amendament, rezoluta do të quhet: “Hetimi në bazë të pohimeve rreth tregtisë me organe njerëzore”.
“Mbledhja e Komitetit të Drejtësisë të Këshillit të Evropës ka filluar me kërkesën e Dick Martyt që komiteti ta autorizojë me qëllim të mundësisë së ofrimit të provave për EULEX-in deri të cilat ka ardhur dhe që i ka publikuar në raportin e tij. Marty ka vënë kusht që dëshmitarët të mbrohet gjatë hetimeve. Pa autorizimin e këtij komiteti, Marty nuk ka pasur mandat për një gjë të tillë, duke pasur parasysh se është raportues pikërisht i këtij komiteti”, ka thënë një burim për gazetën beogradase “Blic”.
Ndërkohë në fillim të mbledhjes së Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, Dick Marty arsyetoi shkurtimisht akuzat dhe dyshimet për krimet e UÇK-së dhe hetimet e bëra, të cilat, siç tha ai, duhet të thellohen e konkretizohen nga institucione të pavarura të drejtësisë. Ai tha se ka prova e argumente, si edhe dëshmitarë të atyre krimeve, emrat e të cilëve nuk mund të bëhen publikë, siç tha ai, për shkak të rrezikut për jetën e tyre.
Shefa të grupeve parlamentare të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës në vazhdim po shfaqin pikëpamjet e tyre rreth raportit, të cilët kryesisht mbështetën atë, por duke theksuar nevojën për hetime plotësuese dhe gjetjen e fakte konkrete mbi pohimet e përfshira në raport. Ata përmendën edhe domosdonë e vënies para drejtësisë të autorëve eventual të krimeve, që sipas raportit ndodhën në disa kampe në territorin e Shqipërisë ndaj serbëve të zënë robër nga pjesëtarët e UÇK-së. Deri më tash, vetëm Shqipëria, në diskutimin e vet ka qenë më e përmbajtur ndaj raportit duke kërkuar të dijë se përse në raportin e Dick Martyt nuk është përfshirë edhe çështja e të zhdukurve shqiptarë të Kosovës.
Të gjithë debatuesit janë duke folur në kohëzgjatje prej tre minutave. Deputetët nga Rusia në veçanti janë duke i dhënë mbështetje të madhe raportit, ndërkohë që vlen të theksohet një qëndrim çuditërisht befasues nga Sllovenia, të cilët duke iu referuar drejtuesve të Kosovës, thanë se koha e diktatorëve ka përfunduar.
Deputeti nga Spanja tha se ky raport dëshmon se kush ka pasur të drejtë, ata që kanë njohur apo ata që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Në këtë drejtim, ai tha se duhet shikuar mirë se në duart e kujt e kemi lënë një rajon, nëse ato shtete që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kanë vepruar drejt. Sipas tij, ai tha se kjo tregon se Spanja ka pasur të drejtë që nuk e ka njohur pavarësinë.
Raporti do të hidhet në votim në formë të draft-rezolutës nga ora 15:00, deri në orën 17:00.
E-Diaspora
-
Mbrëmje përmbyllëse e Panairit Ndërkombëtar të Librit në Gjenevë Në kuadër të përmbylljes së Panairit ndërkombëtar të librit që mbahet në Palexpo nga 19 deri...
-
Valton Halimi në garë për asamblist në komunën e Gleisdorfit në Austri
-
Teatri i Kosovës po hap një kapitull të veçantë në skenën norvegjeze
-
Ambasada e Kosovës në Londër prezanton ushqimet tradicionale
-
Gazeta zvicerane për koncertin e Filharmonisë në Bernë: Një mrekulli e pazëvendësueshme
Jeta në Austri
-
Valton Halimi në garë për asamblist në komunën e Gleisdorfit në Austri Valton Halimi ka 27 vite që jeton dhe vepron në Austri dhe është pronar edhe i...
-
Austria po kërkon në Indi punëtore të kualifikuar
-
Pse qiratë në Austri po rriten më shpejt se kudo tjetër në Europë?
-
Lulzim Fejzullahi, fiton ulëse në Odën Ekonomike në Austrinë e Epërme
-
Zgjedhjet në Vjenë: Mbi 35% e banorëve të përjashtuar nga votimi