Gruaja
Martina dhe Valmira në finalen e “Miss Universe Gjermania”
Dy bukuroshet me prejardhje shqiptare janë pretendente kryesore për të fituar kurorën e bukurisë në “Miss Universe Germany 2014”
artina Ivezaj dhe Valmira Krasniqi ishin ndër kandidatet më të votuara dhe fituan të drejtën direkt për në finale, pa pasur nevojë të marrin verdiktin e jurisë.
Nga 15 bukuroshet që kërkonin finalen e “Miss Universe Gjermania”, vetëm dhjetë prej tyre vazhduan garën. Si kurrë më parë, në këtë spektakël garuan edhe tri shqiptare.
Derisa Albina Nocajt kjo ëndërr iu ndal në gjysmë, për Martina Ivezajn dhe Valmira Krasniqin pjesëmarrja në finale të këtij spektakli bëhet realitet. Madje, dy vajzat me prejardhje shqiptare janë pretendente kryesore për të fituar kurorën e bukurisë në Gjermani.
Kjo bazuar në votat e publikut, të cilët deri më 15 gusht votuan përmes rrjetit social “Facebook” për tri finalistet e para, ndërsa shtatë të tjera nga juria profesionale. Martina dhe
Valmira ishin ndër kandidatet më të votuara dhe fituan të drejtën direkt për në finale, pa pasur nevojë të marrin verdiktin e jurisë.
Martina Ivezaj është 24-vjeçare, jeton në Augsburg, ndërsa është nga Tuzi i Malit të Zi. Ajo ka marrë pjesë në shumë sfilata dhe konkurse të bukurisë në Gjermani, ndërkohë vite më parë ishte edhe pjesë e “Miss Kosova”, ndërkohë Valmira Krasniqi është 18-vjeçare, banon në Helbron, ndërsa është më prejardhje nga Prishtina.
Të dy bukuroshet pushimet verore i kanë kaluar në trojet shqiptare.
Finalja e “Miss Universe Gjermania” do të mbahet më 30 gusht dhe fituesja do të përfaqësojë Gjermaninë në spektaklin botëror “Miss Univerese”
A.Gj.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto












