Integrimi
Marrin 80 mijë euro ndihma sociale në Austri dhe jetojnë në Kosovë
Gruaja 79 vjeçare ka pasur të drejtë qëndrimi në Austri vetëm pasi që dy djemtë e saj janë deklaruar se garantojnë financiarisht për të
Policia në qarkun Murtal të Austrisë ka zbuluar një rast të mashtrimit masiv të ndihmave sociale nga një familje kosovare. Sipas policisë, familja, nga viti 2011 deri tash ka përfituar pa të drejtë nga shteti, 80 mijë euro, shkruan heute.at dhe shumica e mediave austriake sot. Nëna 79 vjeçe e dy djemve, 41 dhe 52 vjeçarë ka marrë mbështetje financiare për të paguar banimin dhe sigurimin ndërsa dy bijtë, paratë e papunësisë dhe ato të sigurimit shëndetësor.
Policia prej një kohe të gjatë ka zhvilluar hetime ndaj kësaj familjeje. Siç është konstatuar, gruaja 79 vjeçare ka pasur të drejtë qëndrimi në Austri vetëm pasi që dy djemtë e saj janë deklaruar se garantojnë financiarisht për të, transmeton albinfo.ch. Përkundër kësaj, ajo, në vitin 2011 kishte bërë kërkesë për “sigurimin minimal”, një lloj ndihme sociale për nevoja të veçanta. Veç kësaj, ajo ishte e paraqitur zyrtarisht në një banesë në Zeltweg, ku në të vërtetë nuk banonte ndërsa për të paguar banesën në fjalë ajo merrte ndihma materiale nga shteti.
Nga ana tjetër dy djemtë të cilët, sipas policisë “duket se” kanë shtetësi të dyfishtë, austriake dhe kosovare kanë përfituar nga fondi i të papunëve dhe ai shëndetësor, ndërkohë që nuk i kanë paraqitur qëndrimet e tyre të gjata në Kosovë. Sipas disa mediave, familjarët në fjalë “qëndronin në Kosovë dhe merrnin ndihmat sociale në Austri”.
Ndaj të treve është bërë kallzim penal nga Prokuroria Publike në Loeben.
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas Vetëm tre nga 30 lokalet e kontrolluara në Vjenë ofrojnë ujë rubineti falas, ndërsa 23 prej... -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave











