Kosova
Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë, të ndërtuara mbi vlera demokratike
Në vizitën e parë zyrtare të ministrës së Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, në Berlin, takoi ministrin Federal të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, z. Heiko Maas
Është konfirmuar edhe një herë në Berlin se marrëdhënia e fortë mes Kosovës dhe Gjermanisë është ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe paqes së qëndrueshme, transmeton albinfo.ch.
Në vizitën e parë zyrtare të ministrës së Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, në Berlin, takoi ministrin Federal të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, z. Heiko Maas. Berlini mbetet kryeqyteti ynë kryesor evropian dhe shtet aleat për Kosovën dhe popullin e saj.
“I shpreha Ministrit Maas mirënjohjen e thellë për ndihmën e Qeverisë gjermane dhënë Kosovës gjatë pandemisë, dhe përkrahjen palëkundur për vendosjen në agjendë të liberalizimit të vizave gjatë Presidencës Gjermane të Këshillit të BE-së”, shprehet ajo.
Diskutuam mbi gjendjen e shkëlqyeshme të marrëdhënieve tona dypalëshe dhe u dakorduam për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët politik e ekonomik, po ashtu edhe në përfundimin e njohjes së patent-shoferëve”, tha Meliza Haradinaj-Stublla.
Nga ana tjetër, ministri Maas shprehu vendosmërinë që roli i Gjermanisë në dialogun Kosovë – Serbi të vazhdojë të jetë aktiv dhe mbështetës në arritjen e marrëveshjes gjithpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë.
Po ashtu u fol edhe nevoja urgjente e definimit të dialogut në 3 elemente kyçe: kohëzgjatjen, parimet dhe objektivin final, i cili domosdoshëm duhet të rezultojë me njohje reciproke. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











