Lajme
Mark Marku mahnit Kroacinë
“Kroacia kërkon një yll”: e gjithë vëmendja të premten mbrëma në Kroaci i është dedikuar prizrenasit Mark Marku
Ai ka kaluar në gjysmëfinalen e “Kroacia kërkon një yll”, pas një performance të jashtëzakonshme, që ka bërë publikun dhe jurinë e emisionit të mbesin pa fjalë.
Marku ka intepretuar këngën e vjetër maqedonase ‘Zajdi, zajdi”, që së fundi identifikohej me Tose Proeskin. Ai ua ka dedikuar këngën motrave të tij që nuk i ka parë tash e 7 muaj. Anëtarët e jurisë e kanë ngritur në qiell njeriun tonë.
“Për mua është gjithmonë e vështirë të dëgjoj ‘Zajdi, Zajdi’ pas Toses. Ai është i pazëvendësushëm. Por, ti më ke mbytur. Jam i mbaruar. Për mua, je fitues i 5 sezoneve të ardhshme”, ka thënë Tony Cetinski.
“Performanca më e mirë që kam parë. E ke lëshuar zërin”, ka thënë anëtari i jurisë, Fox.
‘Ky nuk është thjesht interpretimi më i mirë në këtë mbrëmje, por më i miri në këtë sezon”, ka thënë Ivana me lot në sy.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë











