Maqedonia
Maqedonia sjell protesta në Greqi – mbase së shpejti edhe zgjedhje të reja
Marrëveshja me Maqedoninë ka përçarë jo vetëm konservatorët grekë, por mund të çojë edhe në fund të koalicionit qeverisës mes të majtëve dhe të djathtëve, shkruan prestigjiozja “NZZ”.
Pas shumë përpjekjeve të partisë së majtë greke Syriza, ka bindur 320 artistë dhe intelektualë grekë që të nënshkruajnë një dokument i cili mbështet marrëveshjen e arritur mes Athinës dhe Shkupit.
“Ne, qytetarët e orientuar majtas, demokratik, progresivë,” kundërshtojmë përçarjet e brendshme politike në Greqi.
Në lidhje me zgjidhjen e kontestit të emrit, ata shkruajnë: “Është rruga e vetme, për ti dhënë fund irredentizmit në Ballkan.” Marrëveshja i jep fund “Monstrës së Fashizmit” në Greqi.
Mes nënshkruesve është artisti Giorgos Kimoulis, historiani Antonis Liakos, muzikanti Giorgos Koumentakis dhe komponisti Notis Mavroudis. Prestigjiozja zvicerane shkruan edhe për “përzierjen ruse” e cila ka financuar dhe mbështetur protestat greke, për të pamundësuar marrëveshjen që i hap rrugën euro-atlantike Shkupit zyrtar.
“Kundërshtarët e marrëveshjes për Maqedoninë janë mbi të gjitha deputetët e konservatores Nea Dimokratia (ND) të cilët ndihmojnë ndërhyrje turko-ruse,” përcjell albinfo.ch.
Megjithatë një pjesë e deputetëve të saj mbështesin marrëveshjen. Kjo ka sjellë edhe përçarje në partinë e ND, që dikur udhëhiqte Greqinë.
Për të përfunduar marrëveshja, njëherë duhet të mbahet referendumi në tetor në Maqedoni, ndërsa më pas të ndryshohet Kushtetuta në mes të janarit 2019. Atëherë duhet të aktivizohet qeveria greke, e cila, ka nevojë për 180 deputetë nga 300 për të ratifikuar marrëveshjen.
Deri tani edhe qeveria mes të majtëve dhe të djathtëve në Greqi, ka kaluar mes debateve të brendshme dhe dorëheqjeve nga partia e Panos Kammenos (ANEL). Kjo e fundit kundërshton marrëveshjen e Prespës. Dy të tretat e grekëve kundërshtojnë marrëveshjen dhe për këtë shumë parti mundohen ta shfrytëzojnë “Jo”-në.
Kjo mund të dërgojë Greqinë në zgjedhje të parakohshme parlamentare në 26 maj, kur janë edhe zgjedhjet e përgjithshme europiane. Greqia ka marrë kreditin e fundit europian dhe Syriza ka gjasa që të formojë e vetme qeverinë, përcjell albinfo.ch.
“Me deputetët e Syriza, disa konservatorëve, partisë qytetare To Potami dhe deputetët e pavarur mundet që parlamenti grek të ratifikojë ndryshimet kushtetuese,” shkruan në fund “NZZ”.
E-Diaspora
-
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich Shtatë futbollistë me prejardhje shqiptare janë pjesë e ekipeve të moshave dhe të Bayern II... -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar
Jeta në Austri
-
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës Pas studimeve të suksesshme në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ajo vijoi specializimin në programin... -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak










