Lajme
Maqedonia e Veriut voton për kryetarë dhe këshilltarë në 80 komuna dhe në Shkup
Maqedonia e Veriut sot mban zgjedhjet e shtata lokale që nga pavarësia e shtetit dhe të tretat në të cilat zgjidhen kryetarë komunash dhe lista këshilltarësh në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, shkruajnë mediat atje, transmeton Albinfo.ch.
Të drejtë vote kanë 1.824.864 votues, që është më së shumti nga të gjitha zgjedhjet lokale deri më tani.
Në zgjedhjet lokale 2021,ka 299 kandidatë për kryetarë komunash, që është rritje prej 42 kandidatësh në krahasim me ato në vitin 2017, kur kishte më pak kandidatë për kryetarë komunash ose 257.
Sipas përfaqësimit gjinor të numrit të përgjithshëm të kandidatëve për kryetarë komunash në Zgjedhjet lokale 2021, 91,64 përqind janë burra dhe 8,36 përqind janë gra. Nëntë ose 3 për qind janë të rinj midis moshës 21 dhe 29 vjeç, ndërsa 12 për qind janë midis moshës 30 dhe 35 vjeç, 31 për qind janë midis moshave 36 dhe 45 vjeç, 30 për qind janë midis moshave 46 dhe 55 vjeç dhe 21 për qind janë të moshës 56 deri 65 vjeç dhe shtatë ose 2.3 për qind janë më të vjetër se 66 vjeç.
Në këto zgjedhje lokale janë 572 lista të kandidatëve për anëtarë të këshillave komunal me gjithsej 10.532 kandidatë, prej të cilëve 55 për qind janë burra, ndërsa 45 për qind gra.
Zgjedhjet e para lokale në Maqedoninë e pavarur janë mbajtur më 17 nëntor të vitit 1996, në të cilat janë përzgjedhur këshilltarë dhe kryetarë të 123 komunave, si dhe Qyteti i Shkupit.
Heshtje zgjedhore, votuan mbi 10 mijë persona
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dje organizoi zgjedhje për pesë grupe të qytetarëve, duke mundësuar 10 653 qytetarë të realizojë këtë të drejtë. Në këtë grup ishin personat që janë në karantinë për shkak Kovid-19, personat e pafuqishëm dhe të sëmurë dhe personat që janë në arrest shtëpie; personat që vuajnë dënimin me burg ose janë në paraburgim; personat e shpërngulur brenda vendit; personat në karantinë shtëpiak ose në vetëziolim; personat të cilët gjatë zgjedhjeve janë në përkujdesje në institucionet për përkujdesje jashtë-familjare.
Gjatë heshtjes zgjedhore propaganda, agjitimi partiak, ryshfeti i votuesve, fushata dhe shkelje tjera të Kodit Zgjedhor janë rreptësishtë të ndaluara.
Gjatë heshtjes zgjedhore informohet për zgjedhjet dhe rrjedhën e votimeve, por ndërpriten të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediatike.
Sipas Kodit Zgjedhor, si shkelje e heshtjes zgjedhore vlerësohet emetimi i informatave të çdo lloji, fotografive, materialeve audio dhe audio-vizuale lidhur me, ose të cilat kanë marrë pjesë në zgjedhjet, çdo formë të raportimit mediatik të cilat janë në funksion të hapur ose të fshehtë të ndonjë fushate zgjedhore dhe mund të ndikojnë mbi vendimet e votuesve, të dhëna me të cilat e zbulojnë identitetin e subjekteve politike dhe/ose të individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi tjera në ditën e votimeve, si dhe paraqitje nga kandidatë në procesin zgjedhor, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartës të funksioneve në organet e pushtetit.
Heshtja mbaron sot në ora 19.00 pasi mbyllen kutitë e votimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










