Maqedonia
Maqedoni e Veriut: Ligji për ndalimin e pirjes së duhanit hyn në fuqi nga 1 marsi
Ligji i ri për mbrojtjen nga pirja e duhanit në Maqedoni të Veriut pritet të hyjë në fuqi më 1 mars dhe parashikon gjoba deri në 300 euro për personat fizikë dhe deri në 5.000 euro për kompanitë që nuk do ta respektojnë atë. Qëllimi i këtij ligji është ulja e shkallës së lartë të duhanpirjes në vend.
Projektligji tashmë është publikuar në Regjistrin Elektronik ENER. Me këtë ligj vendoset ndalim i plotë i pirjes së duhanit në kafene, restorante dhe bare, si dhe në të gjitha llojet e transportit publik, institucionet publike, arsimore, edukative e kulturore, si dhe në hapësirat e përbashkëta të ndërtesave banesore, shkruan ina, transmeton albinfo.ch.
Pirja e duhanit do të lejohet vetëm në ballkone dhe tarraca të hapura, jashtë objekteve afariste, si dhe në diskoteka të hapura, me kusht që hapësira të jetë e hapur nga së paku tri anë.
Ligji parashikon gjithashtu ndalim të importit dhe shitjes së produkteve të duhanit dhe nikotinës me shije dhe aroma. Po ashtu, ndalohet ekspozimi i dukshëm, promovimi dhe reklamimi i cigareve dhe pajisjeve të ngjashme përmes marketeve, televizioneve, rrjeteve sociale dhe ngjarjeve publike.
Autoritetet theksojnë se zbatimi rigoroz i ligjit synon mbrojtjen e shëndetit publik dhe krijimin e një ambienti më të shëndetshëm për qytetarët.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














