Kosova
Manipulimet nga komisionarët e partive dëmtojnë gjithë procesin zgjedhor
Nga e enjtja, prokurorët e shtetit dhe Policia e Kosovës kanë shkuar brenda objektit të QNR-së
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura me 6 tetor, sipas raportimeve nga vëzhguesit vendorë dhe ata ndërkombëtarë kaluan qetë dhe ishin në harmoni me standardet demokratike.
Po ashtu edhe fushata parazgjedhore është vlerësuar nga organizatat vëzhguese se u zhvillua pa probleme dhe incidente që do të dëmtonin procesin.
Por, ishte procesi i numërimit të votave dhe manipulimet e shumta nga komisionarët e partive politike, që po vlerësohet se po e dëmtojnë gjithë procesin zgjedhor. Sipas zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kjo çështje po përsëritet sa herë që po mbahen zgjedhjet.
Derisa rezultati i zgjedhjeve për partitë politike dhe koalicionet nuk mund të ndryshohet më, ajo që vëzhguesit kanë vërejtur është tendenca e manipulimeve përbrenda partive politike, që manifestohet përmes manipulimit me votat e kandidatëve për deputetë.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, është detyruar të ftojë Policinë dhe Prokurorinë hetuese që të qëndrojnë në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve për të hetuar disa parregullsi të raportuara nga vëzhguesit si dhe për të parë nëse ka manipulim me votat e qytetarëve nga komisionarët e partive politike.
Daka ka theksuar se gjatë numërimit të votave në disa qendra të votimit, janë bërë manipulime të llojeve të ndryshme dhe për ketë arsye, sipas saj, është dashur dhe duhet të bëhet rinumërimi i disa kutive në disa vendvotimeve.
“Sa i takon komisionarëve, unë edhe tash mund t’u bëj thirrje publike edhe Policisë edhe Prokurorisë që mund të qëndrojnë lirisht në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe aty për aty të shohin dhe t’i marrin provat sepse në ato vendvotime (ku kishte rinumërime) janë bërë manipulime të llojeve të ndryshme”, tha Daka shkruan Radio Evropa e Lirë.
Nga e enjtja, prokurorët e shtetit dhe Policia e Kosovës kanë shkuar brenda objektit të Qendrës për Numërim dhe Rezultate.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosovari para gjyqit, ka sulmuar çiftin homoseksual I akuzuari i goditi ata në duar dhe i quajti, ndër të tjera, “homo të neveritshëm”...
-
Gjuha shqipe forcon integrimin
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
Jeta në Austri
-
Çfarë është e hapur dhe çfarë është e mbyllur në “Ditën e Ngjitjes” në Austri? Të enjten është Dita e Ngjitjes, ose Christi Himmelfahrt në gjermanisht, një nga shumë festat publike...
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit për sot në Austri
-
Dëmet e aksidenteve rrugore arrijnë në miliarda në Austrinë e Epërme
-
Kancelari austriak me thirrje për testime më të shpeshta të ADN-së, për të verifikuar lidhjet familjare
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë?