Shkurt.ch
Makinat me rimorkio do të lejohen të zhvillojnë shpejtësinë 100 kmh
Kjo, me kushtin që t`i kenë përmbushur kriteret e domosdoshme teknike dhe të sigurisë
Automjetet me rimorkio ose me “karavan” (kampshtëpizë) në të ardhmen do të mund të zhvillojnë shpejtësinë prej 100 kilometrash në orë në autostradat zvicerane. Kjo, me kushtin që t`i kenë përmbushur kriteret e domosdoshme teknike dhe të sigurisë, shkruan srf.ch
Komisioni për Komunikacion në kuadër të Dhomës së Kantoneve të Parlamentit të Zvicrës rekomandon miratimin e një iniciative parlamentare me këtë temë, transmeton albinfo.ch. Dhoma Nacionale e Parlamentit tashmë e kishte miratuar në muajin qershor kërkesën në fjalë.
Atë e kishte iniciuar deputeti i FDP-së nga Kantini Aargau, Thierry Burkart. Ai kishte argumentuar me atë rast se automjetet me rimorkio tejkalohen shpesh nga kamionët, gjë që çon në situata të rrezikshme dhe në pengim të komunikacionit.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












