Lajme
Makinat elektrike sfidojnë ato me benzinë dhe naftë
Është bërë e ditur se sipas studimit vjetor të bërë nga kompania ndërkombëtare e automjeteve LeasePlan, makinat elektrike janë më të lira për t’u zotëruar se sa modelet e makinave me benzinë dhe naftë.
Studimi është realizuar në 18 shtete të Evropës dhe janë marrë për bazë kosto e karburantit, amortizimit, taksat, sigurimi dhe mirëmbajtja.
Po ashtu, nga mesatarja e nxjerrë nga këto të dhëna, është zbuluar se një automjet i zakonshëm elektrik me madhësi të mesme, kushton rreth 918 euro në muaj për t’u zotëruar, ndërsa një model ekuivalent me benzinë apo naftë ka kosto prej 1,063euro në muaj. Del në pah një ndryshim prej të paktën 145 euro në muaj.
Shefi ekzekutiv i LeasePlan, Tex Gunning, tha se mbështetja për makinat elektrike, është investimi më i mirë që qeveritë mund të bëjnë:
“Makinat elektrike janë më të mira për shoferët, për ajrin dhe një nga mënyrat më efektive për të luftuar ndryshimin e klimës”.
Qeveria e Britanisë është nga të parat që ka konfirmuar vitin e kaluar se do të bëjë një investim në total prej 400 milionë paund, për të ndihmuar në forcimin e rrjetit publik të karikimit për makinat elektrike. Këtë javë, kjo qeveri ka bërë të ditura planet për pikat e ngarkimit publik, me detaje për çmimet dhe planet për instalimin e të paktën 3,000 karikuesve të shpejtë në vend, brenda pesë vjetëve të ardhshme.
E-Diaspora
-
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje Zadi Balassi është udhëheqës projektesh në ndërtim të lartë dhe të ulët pranë Qytetit të Cyrihut.... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve














