Kultura
Magjia e këngës së Osumit, në brigjet e Lumbardhit të Prizrenit
Në mbrëmjen e pesë gushtit në skenën e improvizuar buzë lumit në kuadrin e DokuFestit performoi grupi polifonik i grave nga Berati
Një jehonë e zvargur zërash të grave duket sikur vjen nga kohë të lashta. Por, duke u afruar, sheh se ajo vjen, tashmë e ngjallur, nga Lumbardhi dhe përhap jonet e saj në ambientet buzë lumit.
Zërat vijnë herë në trajtë vaji, herë gëzimi, por ato bashkë janë brumi i këngës polifonike të grupit të këngëtareve që sonte kanë ardhur këtu nga Berati, shkruan albinfo.ch. Ato kanë sjellë në Prizrenin e bukur magjinë e këngës, isos polifonike nga zona e tyre.

Polifonia e jugut është një këndim shumëzërash që për vlerat e saj është shpallur me kohë pjesë e trashëgimisë kulturore botërore, të mbrojtur nga Unesco.
Ndërsa grupi “Zërat e lumit” që performoi mbrëmjen e pesë gushtit në skenën e improvizuar buzë lumit në kuadrin e DokuFestit, është një grup polifonik i grave nga Berati. Ai është themeluar në vitin 1999 dhe kultivon me fanatizëm trajtën burimore të polifonisë nga zona e lumit Osum.

Një qilim tradicional me motive popullore kuq e zi, i shtruar mbi gurëzit buzë lumit, është e gjithë skenografia e koncertit. Gratë nga Osumi me zërin e tyre melankolik përcjellin te publiku mesazhe nga “lumi i tyre” që i shkojnë “lumit tonë”. E ato mesazhe janë kudo njësoj: i këndojnë dashurisë, migrimit, martesës etj.
Ndërsa rrugët rreth Lumbardhit dhe më thellë në qytet, janë përplot me kalimtarë dhe vizitorë të festës në të cilën po jeton i gjithë Prizreni këto ditë: DokuFestit.

E-Diaspora
-
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare Pikat kufitare janë të qeta pavarësisht fillimit të sezonit veror dhe ardhjes së mërgimtarëve... -
Orkestra “Amadeus” shkëlqen në Pragë, fiton katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani -
Britani
Elena Daçi diplomon në Cambridge, prezanton “Lahutën e Malësisë” -
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














