Bota
Macja e njëjtë me pronarin, e shpëton nga ngacmimi
Një djalosh 7 vjeçar, i cili është ngacmuar për shkak të pamjes së tij të jashtme, ka gjetur një mace që ka të njëjtën gjendje të rrallë sa ai. Madden Humphreys nga Oklahoma ka lindur me sindromën heterokromi- iridum.
Ai i ka buzët me defekt dhe sytë me ngjyra të ndryshme. Mamaja e tij, Chriatina, gjeti një mace që e kishte të njëjtën gjendje sikurse ai që nga lindja, përcjell albinfo.ch.
Kur zbuloi ngjashmërinë e maces me Madden, ajo e dinte se duhej ta adoptonte. Me ndihmën e disa miqve, arritën që ta merrnin macen dhe ta sillnin në shtëpi.
“Të dy kanë lindur me buzë të çara dhe me sytë me ngjyra të ndryshme dhe e dinim se ishin të destinuar të bëheshin miq të mirë”, tha nëna e djaloshit. Fotografinë e djaloshit me macen nëna e kishte postuar në Instagram, ku mori mijëra pëlqime dhe simpati anembanë botës.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja...
-
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












