Futboll
Luis Hasa zgjedh Shqipërinë, FIFA zyrtarizon kalimin e talentit 20-vjeçar te kuqezinjtë
Mesfushori i lindur dhe rritur në Itali, i formuar te Juventusi dhe aktualisht në pronësi të Napolit, ka vendosur të përfaqësojë Shqipërinë, duke i hapur rrugë aktivizimit të tij me Kombëtaren.
Një tjetër talent i ri pritet t’i bashkohet shumë shpejt Kombëtares shqiptare të futbollit. Bëhet fjalë për mesfushorin Luis Hasa, i cili ka vendosur zyrtarisht të përfaqësojë Shqipërinë, pavarësisht se është lindur dhe rritur në Itali dhe ka qenë pjesë e përfaqësueseve zinxhir të Italisë, përcjell albinfo.ch.
Vendimi i futbollistit 20-vjeçar është konfirmuar edhe nga FIFA, përmes platformës së saj për ndryshimin e federatave sportive, duke e bërë të mundur aktivizimin e tij me ekipin kuqezi në ndeshjet e ardhshme.
Luis Hasa ka lindur në vitin 2004 në Sora, Itali, dhe konsiderohet një nga mesfushorët më premtues të brezit të tij. Ai është formuar në akademinë e Juventusit, ku ka kaluar disa vite në zhvillim dhe është vlerësuar për teknikën dhe vizionin e lojës.
Pas Juventusit, Hasa është transferuar te Lecce, ndërsa verën e kaluar është blerë nga Napoli, një nga klubet më të mëdha në futbollin italian. Për të marrë më shumë minuta dhe përvojë, Napoli e ka huazuar atë në Toskanë, me synimin që lojtari të zhvillohet më tej dhe të fitojë stabilitet në karrierë.
Kalimi i Hasës te Shqipëria shihet si një përforcim i rëndësishëm për të ardhmen e kombëtares, duke shtuar konkurrencën në mesfushë dhe duke sjellë një tjetër emër të ri me përvojë nga akademitë elitare të Italisë.
Tashmë, pas zyrtarizimit nga FIFA, pritet që Luis Hasa të jetë në dispozicion të trajnerit të Shqipërisë për grumbullimet e ardhshme dhe të marrë mundësinë për debutim me fanellën kuqezi./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin













