Lajme
Lucern: Pas dy vjetësh mbahet sërish ceremonia e diplomimit të 1500 studentëve
Pas dy vjetësh pandemi, sërish atmosferë impozante ceremoniale me studentë nga e gjithë bota
Pandemia bllokoi plot dy vjet pothuajse të gjitha aktivitetet në mbarë botën.
Tani pas dy vjetësh, në një atmosferë mahnitëse, u mbajt sërish ceremonia e diplomimot me pjesëmarrje të studentëve nga pothuaj e gjithë bota, familjarëve të studentëve, miqve dhe të dashurve të tyre, si dhe shumë mysafirëve të nderit, B.H.M.S (Business&Hotel Menagement School), ku promovuan gjeneratën e diplomuarve të këtij viti, shkruan albinfo.ch.
Javën e kaluar, ambineti i kësaj salle historike zvicerane në hotelin “Schweizerhof” në Lucern u bë edhe më mahnitëse me praninë e studentëve, të diplomuarve.
Gjatë fjalimit para publikut, Beat R. Wicki përshëndeti të gjithë studentët në shkollën e tyre në Lucern, duke filluar nga Hungaria e deri te SHBA-ja.
Po ashtu fjalim përshëndetës mbajti edhe presidenti i “Bendetict of Education Gropup” dhe B.H.M.S., Heinrich Meister, ku përcolli fjalët më të mira mbi sukseset dhe perspektivën pozitive që ai sheh tek kjo gjeneratë që po bëhen liderë dhe menaxherë të së nesërmes.
Në shkollën zvicerane B.H.M.S Business&Hotel Menagement School në Lucern kishin mbaruar me sukses studimet studentë nga shumë vende të botës në programet Master dhe Bachelor në degët Global Bussines Management, Hospitality Management, hoteleri dhe në artin e kulinarisë.
Siç çdo vit, edhe kësaj here mbrapa organizimit të këtyre eventeve të diplomimit që bëhen nga Benedict Benedict Schule në Cyrih dhe B.H.M.S në Lucern ishin vëllezërit Shoshi.
Ata janë për vite pjesë e menaxhmentit të kësaj shkolle të njohur në Zvicër dhe me sukses organizojnë evente të këtilla të diplomimit.
“Të jesh në mesin e studentëve më të mirë, me mendje të ndritur është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë një njeriu. Kam kënaqësinë që për shumë vjet po e përjetoj këtë emocion të studentëve, të cilët po diplomojnë në shkollat tona në Cyrih dhe Lucern, e veçmas ndjenjë e veçantë është kur dëgjohen edhe emra shqiptarë që po bëhen storie suksesi, thotë Arsen Shoshi, udhëheqës për investime në këtë shkollë në Zvicër.
Gjatë një bisede me Albinfo.ch. Shoshi tregon se është shtuar interesimi i studenteëve edhe nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
Gjatë ceremonisë, të pranishmit janë argëtuar me muzikë live në një koktej të organizuar nga B.H.M.S, kurse kulmi i ceremonisë ka qenë kur studentët kanë hedhur kapelat studentore, që është një traditë në këso ngjarjesh dhe kanë realizuar foto kujtimi me familjarët e tyre.
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat














