Lifestyle
Loredana Zefi, “gangsterja” shqiptare me mbi 300 mijë ndjekës në Zvicër
Në një bisedë për gazetën zvicerane “20 Minuten”, Loredana Zefi thotë se është 100 për qind shqiptare, edhe pse është e lindur dhe jeton në Zvicër. Ajo tregon se si u bë e njohur edhe për publikun
Loredana Zefi është tashmë e një vajzë e njohur jo vetëm për publikun shqiptar por edhe për atë zviceran. Me stilin e saj prej “gangstereje”, bukuroshja 22 vjeçare e cila banon në Emmenbrücke, kantoni i Luzernit, për një kohë të shkurtër ka arritur të ketë mbi 300 mijë ndjekës në “Instagram”, raporton “albinfo.ch”.
Në një bisedë për gazetën zvicerane “20 Minuten”, Loredana Zefi thotë se është 100 për qind shqiptare, edhe pse është e lindur dhe jeton në Zvicër. Ajo tregon se si u bë e njohur edhe për publikun.
Ndërsa kënga “Habibi” e reperit francez Maitre Gims dëgjohet në sfond, Loredana Zefi ulur në veturë e interpreton këngën në mënyrën e saj të veçantë – kjo do të thotë ajo lëviz buzët por pa u dëgjuar zëri i saj derisa këndon këngën. “Kjo video më hapi rrugën mua. Papritmas njerëzit më kanë njohur”, shpjegon ajo për “20 minuta”.
Loredana i bën konkurrencë edhe modeles më të njohur në Zvicër
Ndonëse ka vetëm një vit që ka hapur profil publik, 22 vjeçarja shqiptare ka aktualisht 331 (v.j.) mijë ndjekës dhe ka numër shumë më të madh se llogaritë e komedianëve Bendrit Bajra dhe Zeki Bulgurku ndërsa vetëm pakëz më të vogël se modelja më e njohur e fitnesit në Zvicër, Anja Zeidler.
Zefi pëlqehet më së shumti nga rusët, gjermanët dhe komuniteti shqiptar në Zvicër. Me gjithë këtë sukses, ajo mbetet modeste. “E rëndësishme për mua është që të qëndroj me këmbë në tokë, ashtu edhe siç jam. Unë nuk do ta quaja veten si e famshme”, ka thënë ajo, transmeton “albinfo.ch”.
E pranon lidhjen me “djalin e hallës”
Loredana, është e njohur për “Beat” dhe tekste. Këtë ajo thotë se e ka në gjak. Për publikun shqiptar, është bërë e njohur edhe nga lidhja e saj me reperin ferizajas, Gramoz Aliun aka Mozzik. Deri më tash kur është pyetur nga mediet për raportin e saj me rep këngëtarin, Zefi si në shaka ka thënë se e ka djalë të hallës. Por më në fund ajo e ka pranuar. “Muzika na lidh ne dhe na bën të argëtohemi”, thotë ajo.
I bllokon të gjithë ata që i kundërvihen
Veshja e saj dhe mënyra e jetës, shpeshherë kritikohen nga fansat duke mos e konsideruar si një “femër të duhur”, por Loredanën kjo gjë nuk e pengon. “Më vjen mirë, që disa nuk më shohin ashtu. Mendoj se vetëm i dashuri im dhe familja ime duhet të më shikojnë si një `femër të duhur`”, ka pohuar ajo duke shtuar se nuk i pëlqen t`u kundërvihet me fjalë fyese. “Nuk më pëlqen të i fyej komentuesit. Për këtë arsye, më mirë të gjithë ata “hater”-s që kanë inate i bllokoj”.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?











