Shkurt.ch
Lobim me organizatat ndërkombëtare në Gjenevë
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi takoi udhëheqës të organizatave ndërkombëtare në Gjenevë
Në një vizitë njëditore në Gjenevë, ku gjenden selitë e një numri të madh të agjencive dhe organizatave ndërkombëtare, zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi ka takuar zyrtarë të larte të organizatave me të cilat Republika e Kosovës synon të rris interaksionin dhe komunikimin direkt.
Përveç tjerash, zëvendësministri Selimi është takuar me Laura Thomson, zëvendësdrejtore e organizatës për migrim IOM. Thomson ka përcjell me vëmendje shpjegimet e Selimit për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe afrimin e Kosovës në organizatat multilaterale.
Thomson po ashtu ka shprehur gatishmëri për të vazhduar bisedat e thella me përfaqësuesit e Kosovës në afrimin e mëtejmë deri tek mundësia e aplikimit për anëtarësim.
Zëvendësministri Selimi po ashtu ka takuar edhe Organizatën Ndërkombëtare të Punëdhënësve dhe ka biseduar për mundësinë që federatat kosovare të punëdhënësve të jenë të inkuadruara në këtë agjenci ndërkombëtare.
Selimi po ashtu ka takuar edhe disa agjenci të OKB-së ku Kosova deri më tani nuk ka pasur qasje direkte.
Gjatë qëndrimit të shkurtë në Gjenevë, zëvendës ministri Selimi po ashtu ka mbajtur një ligjëratë në Geneva School of Diplomacy, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa













