Kosova
Lluka: “Orange” nga Franca e “A1” nga Austria, të interesuara për Telekomin
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka parashikuar “pako atraktive financiare” për punëtorët që vullnetarisht duan të largohen nga vendet e tyre të punës në Telekom, pas privatizimit.
Në Interaktiv të KTV-së, Lluka ka shpjeguar procesin që do të çojë te privatizimi. Procesi i privatizimit, sipas Llukës, do të ndodhë kah fundi i vitit, teksa në gjashtë muajt e parë fokusi do të jetë në ristrukturim. Lluka ka thënë se Qeveria ka një marrëveshje me BERZH-in lidhur me Telekomin, duke treguar se fillimisht bëhet ristrukturimi, pastaj bëhet investimi nga BERZHI-i për të përgatitur rrugën drejt privatizimit, përcjell albinfo.ch
Në këtë proces të tërësishëm, Lluka ka thënë se qeveria është dashur të zotohet për privatizim të Telekomit, për të cilin tha se është zgjidhja më e mirë. Lluka ka thënë se qeveria planifikon që të mos bëjë privatizim të plotë të Telekomit, por që të mbetet aksionare në vlerë nga 25 deri 40 për qind.
Sa u përket kompanive të interesuara, Lluka ka përmendur disa prej tyre, përfshirë “Orange” nga Franca e “A1”-shin austriak.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto












