Lajme
Lirohet nga paraburgimi kosovari që shoqëronte atentatorin e Vjenës për të blerë municion
23 vjeçari kosovar e kishte shoqëruar Kujtim F., i njohur si atentatori i Vjenës, për të blerë municion në Sllovaki
Udhëtimi i Kujtim F. për në Sllovaki u konsiderua si një nga dëshmitë kyçe të hetimit të sulmit terrorist i cili ndodhi me 2 nëntor 2020 në qendër të Vjenës. Ky atentat mori jetën e katër personave dhe plagosi 23 të tjerë, ndërsa pak minuta më vonë u qëllua edhe vetë sulmuesi nga policia austriake, raporton albinfo.at.
Në shoqërinë e tij gjatë udhëtimit në Sllovaki ishte edhe një kosovar 23 vjeçar. Pas atentatit, kosovari u arrestua dhe u mbajt 16 muaj në paraburgim. Në mungesë të provave, ai është liruar. “Edhe pse procedurat nuk kanë përfunduar ende, Gjykata e Lartë e Qarkut të Vjenës mendon se mjaftojnë 16 muaj paraburgim”, shkruan gazeta austriake, der Standard.
Disa muaj para atentatit, Kujtim F. ka tentuar për t’u pajisur me municion. I shoqëruar nga një mik i tij, ata udhëtuan me një veturë drejt Bratislavës. Atje shkuan në një dyqan armësh. “Njëri prej tyre i cili fliste një anglishte të dobët kërkoi municion për një AK-47”, u kishin thënë shitësit e dyqanit më vonë hetuesve. Por, meqë ata nuk kishin licencë për blerjen e armëve, nuk patën sukses. “Pastaj ata pyetën nëse ka ndonjë mundësi tjetër për të blerë municion”, kishin thënë shitësit të cilët nuk i’u kishin ofruar mundësi tjetër, njofton media tjetër, kurier.at, përcjell albinfo.at
Megjithatë, Kujtim F., i cili kishte prejardhje nga Maqedonia e Veriut, ka arritur të gjejë mënyra të tjera për t’u furnizuar me armë dhe municion për sulmin e 2 nëntorit.
Hetimet ndaj shoqëruesit Kujtim F. ende nuk kanë përfunduar. Por, përveç këtij shoqërimi, hetuesit deri më tash nuk kanë gjetur ndonjë dëshmi të re. Dhe, pikërisht kjo ishte edhe arsyeja pse ai tashmë është liruar. Kosovari nuk figuron në dosjet e hetimit më. Ai mendohet se para atentatit kishte ndërprerë kontaktet me Kujtim F.
Avokatët e kosovarit kishin bërë dy herë kërkesa për lirim nga paraburgimi, por ato gjithmonë ishin refuzuar. Në përpjekjen e tretë, Gjykata e Lartë Rajonale vendosi ndryshe. Megjithatë edhe pas lirimit, ai vazhdon të mbetet i dyshuar për “vepra të rënda kriminale” por edhe për shkak të shpërndarjes së propagandës së ISIS-it.
Pas sulmit të 2 nëntorit 2020 në Vjenë, dhjetëra persona kryesisht të rinj u arrestuan dhe disa procedime janë në vazhdim. Disa janë akuzuar tashmë, ka pasur disa vendime fajësie, të tjerët kanë kohë që janë liruar. Megjithatë, me sa dihet, në asnjë rast nuk është përfshirë një kontribut i drejtpërdrejtë apo i tërthortë në sulmin terrorist. Sipas zyrës së prokurorit publik të Vjenës, gjashtë persona janë ende në paraburgim në lidhje me sulmin terrorist.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













