Kosova
Lirohet avokati që lajmëroi rastin e dhunimit të vajzës nga Drenasi
Avokati Halilaj është arrestuar mëngjesin e sotëm në cilësinë e të dyshuarit se edhe ai ka abuzuar me viktimën
Pas raportimeve se u arrestua, avokati Gazmend Halilaj është liruar.
Kështu ka bërë të ditur Halilaj përmes Facebook, i cili shtoi se pasdite do të merret me punë të përditshme.
“Të dashur miq. Jam i lirë. Pasdite jam në zyrë me punë të përditshme. Në mbrëmje, normalisht në shtëpi”, ka shkruar Halilaj.
“Dje e raportova skandalin e radhës nga hetuesit e IPK-së që i dhanë dëshmi gazetares së KTV-së lidhur me privatësinë e viktimës të rastit në Drenas. Në shenjë hakmarrjeje, të njëjtit sot me arrestuan”, kishte shkruar Halilaj në Facebook.
Avokati Halilaj është arrestuar mëngjesin e sotëm në cilësinë e të dyshuarit se edhe ai ka abuzuar me viktimën.
Ai e ka nxjerrë në publik rastin për vajzën nga Drenasi, e cila raportohet të jetë keqpërdorur seksualisht nga fillimisht një mësimdhënës, pastaj nga polici hetues, tek i cili viktima kishte shkuar për ta paraqitur rastin, dhe nga gjinekologu ku kishte kryer abort viktima.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Prokuroria zvicerane kërkon 16 vjet burg për Arditin që vrau gruan e tij, Besimen Ardit S. mbyti gruan e tij, Besimen...
-
Me plis e me flamur kombëtar, preshevari diplomon në SHBA
-
Familjarët e Sadik Durakut, në kërkim të informacioneve kur ka kaluar gati një muaj në paraburgim në Serbi
-
Dy filma shqiptarë në Festivalin Ndërkombëtarë të Filmit në Gjenevë
-
Ardon Jashari largohet përfundimisht nga Lucerni
Jeta në Austri
-
Avdijaj, më i miri i xhiros së fundit në Austri Futbollisti shqiptar, Donis Avdijaj, është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së fundit në Bundesligën...
-
Austria dhe Britania e Madhe me bashkëpunim për deportimin e emigrantëve
-
Vjenë: Droni “kap” 5 shqiptarë që po punonin në të zezë
-
A do të kufizojë Hallstatt i Austrisë turizmin këtë sezon?
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi