Kosova
Lirohen aktivistët e LVV
Aktivistët e arrestuar të LVV-së, janë liruar dhe kanë akuzuar policinë se po hesht për dhunën që po u bëhet grave.
Aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje të arrestuara dy ditë më parë nga Policia e Kosovës dolën në konferencë për media ku edhe treguan në lidhje me arrestimin e tyre.
Ato u liruan sot pas 48 orëve që nga arrestimi i tyre.
Në mesin e të arrestuarave ishte dhe deputetja Saranda Bugojevci.
“Para dy ditësh ne hodhëm ngjyrë të kuqe në drejtim të ndërtesës së Policisë së Kosovës për të simbolizuar gjakun e grave që po vriten çdo ditë dhe që Policia po e lejon. Ne u arrestuam bashkë me tre shokë të tjerë ndaj të cilëve u ushtrua dhunë sikurse edhe ndaj deputetes Saranda Bogujevci. Prej të njëjtës polici e cila ua mbyll dyert grave që kërkojnë ndihmë”, tha Rina Zhitia.
Sipas saj Policia e Kosovës është duke e trajtuar dhunën ndaj grave si diçka të mbyllur dhe private.
“Ata nuk mund të guxojnë të heqin dorë nga kjo. Sigurinë e gruas njëjtë sikur të të gjithë qytetarëve duhet ta garantojnë organet përgjegjëse që po dështojnë çdo ditë.
Sigurisht keni dëgjuar për rastin që babai e dy djemtë i kanë rrahur nënën me dy motrat. Ky lajm u raportua para dy ditësh. Të tre këta janë liruar dje, në ora 18:00, pa proces gjyqësor. Ato tri gra mund të jenë ende të lënduara, me plagë të hapura por ata që ua shkaktuan plagët u liruan vetëm pas dy dite nga i njëjti vendi ku ironikisht po mbaheshim edhe ne. Pra, policia nuk është kundër dhunës. Policia është përkrahëse e dhunës”, shtoi, shkruan Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
- Konjufca – Borrellit: Mezi prisni të punoni me qeverinë proruse të Serbisë, Kosovës nuk ia hiqni masat
- Lajçak për dialogun: BE ka bërë gjithçka që mundi, por nuk mund të duam normalizimin më shumë se Kosova dhe Serbia
- Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë
E-Diaspora
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva Boksieri kosovar, Robin (Haxhi) Krasniqi, ka mposhtur portugezin Jorge Silva të shtunën, në meçin e zhvilluar...
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?