Organizata “Liria ka Emër” ka njoftuar se protesta në Prishtinë do të vazhdojë edhe sonte, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit të organizatës, protesta do të mbahet në sheshin qendror të Prishtinës dhe do të nisë në orën 21:00.
“Liria ka Emër” u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit të sontëm.
Protestat në Prishtinë janë zhvilluar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa tubime në mbështetje të tyre janë paralajmëruar edhe në disa vende të diasporës shqiptare./Albinfo.ch