Shqipëria
Linjat e fluturimit ‘low cost’ promovojnë edhe më shumë Shqipërinë
Me hapjen e linjave të reja ajrore që e bëjnë udhëtimin më të lehtë se kurrë, ka shumë për të zgjedhur për udhëtimin tuaj të ardhshëm, nëse jeni duke kërkuar të lidheni me natyrën, të ngjiteni në zonat malore apo të provoni kuzhinat tradicionale!
Revista britanike “National Geographic Traveller” e ka renditur Shqipërinë mes 30 destinacioneve më emocionuese për të vizituar në vitin 2024.
Alpet Shqiptare
Një arratisje e egër në “yllin” në rritje të Evropës, Shqipërinë!
Udhëtarët, që kërkojnë diçka më ndryshe nga aventurat e tyre të mëparshme evropiane po shikojnë gjithnjë e më shumë drejt Shqipërisë.
Vendi ballkanik po tërheq një numër në rritje vizitorësh falë brigjeve të tij në Adriatik dhe Jon, të kaluarës intriguese osmane dhe komuniste dhe skenës relativisht të sapolindur të turizmit.
Të zhytura në brendësi të veriut, Alpet Shqiptare janë një e pjesë e rëndësishme e turizmit shqiptar.
Bjeshkët e Nemuna, kjo mbretëri e majave të thepisura karstike është një ëndërr për alpinistët, ku rrëqebullët enden nëpër pyjet e bredhit dhe lulet e egra mbulojnë sipërfaqen e luginës.
Ata që kërkojnë të eksplorojnë shtigjet sfiduese të rajonit mund të behen pjese e një turneu tetëditor, i cili ofron një itinerar që përfshin udhëtime nëpër shtigjet malore, shtëpitë tradicionale dhe një vizitë në fshatin e Thethit, duke përfshirë edhe ecje në Majat e Ballkanit.
Shqipëria është gjithashtu më e aksesueshme se kurrë falë një sërë linjash të reja ajrore.
“Ryanair” ka nisur së fundmi fluturimet drejt kryeqytetit të Tiranës nga Edinburgu, Mançesteri dhe Stanstedi, ndërsa “Wizz Air” do të operojë nga Birmingami, Edinburgu dhe Liverpuli nga 19 dhjetori i vitit 2023.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë












