Tematike
Lindita, gjurmëve të vrasësit të babait
Vetëm 22 vjeç ka qenë Sabriu ditën e kobshme të 15 janarit 1995 kur e kishin mbytur duke e therur disa herë me thikë
Lindita kishte qenë foshnjë 14 muajshe kur babai i saj Sabri K., ishte vrarë në Hamburg, në rrethana të pasqaruara. Sot, 18 vjeçarja simpatike ka ardhur në Hamburg për të gjetur vrasësin apo vrasësit e babit të saj.
Vetëm 22 vjeç ka qenë Sabriu ditën e kobshme të 15 janarit 1995 kur e kishin mbytur duke e therur disa herë me thikë, në diskotekën “Blasender Engel”.
“A mund të më thoni ndonjë gjë lidhur me vrasjen e babait tim? Ai ka vdekur këtu, në Wandsbeker Markstrasse më 15 janar 1995”, pyet Lindita në një lokal grek, i cili është vendosur në lokalet ku në vitin 1995 ishte diskoteka e përmendur. Por,m qiraxhinjtë e rinj grekë nuk dinë gjë për këtë. Më tutje Lindita hyn në një floktore , pastaj në një sallon kozmetike dhe në dhjetëra lokale tjera. Por, asnjërit nga të pyeturit nuk i kujtohet ngjarja e vitit të largët 1995.
Sabriu ishte një i ri nga Kosova, kishte mësuar për rrobaqepës dhe në fillim të viteve `90 kishte qëë kërkonte fatin në Hamburg. Djaloshi i pashëm njoftohet me një italiane atraktive, dhe, vajza e tyre e përbashkët, Lindita lindet në spitalin në Hohenfelde. Dukej se ata jetonin në një lumturi të përsosur. Por Sabriu nuk mundte të gjente punë dhe merr tatëpjetën, duke bredhur poshtë e lartë.
Mëngjesin e hershëm të 15 janarit 1995 në hapësirën për vallëzim në “Blasende Engel” ai bie në konflikt men një grup turqish. Fillojnë të vringëllojnë thikat dhe Sabriu ik duke dalë në rrugë. Turqit e ndjekin atë dhe e therin. Dy prej tyre arrestohen, por për mungesë provash sërish lirohen. Kurrë nuk ishte zhvilluar ndonjë proces për vrasjen!
Ndërsa tash Lindita ka për qëllim që rasti i babait të saj të ndiqet nga fillimi. Ajo i lut dëshmitarët që të paraqiten në gazetën Morgen Post.
“Vrasësit duhet të vihen para gjyqit. Ata e kanë vendin prapa grilave. Unë e dua babanë tim dhe ia kam borxh atij që të luftoj për drejtësinë”, thotë e vendosur Lindita 18 vjeçare.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











