Kosova
Ligji për UÇK-në, reagon Vuçiç e ndërkombëtarët
Është bërë e ditur se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, thotë se Projektligji për vlerat e luftës së UÇK-së ndalon mendimin ndryshe dhe përbën vazhdim të ngacmimeve ndaj serbëve të Kosovës.
Ai tha se shqetësimet për këtë projektligj ia ka shprehur edhe të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, duke i kërkuar që ta marrë në konsideratë këtë çështje. Vuçiç ka thënë se do të shikojë se si do të reagojë Brukseli, duke shtuar se “kjo çështje ka pasoja edhe brenda Prishtinës”.
“Kur i shoh ata që vijnë në bisedime dhe marrin mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, unë shoh që qëllimi i gjithçkaje është që Serbia ta njohë Kosovën”, ka thënë Vuçiç.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës shqyrtojnë sot projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Projektligji i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës parashikon përcaktimin e obligimit institucional dhe qytetar për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së. Shkelja e dispozitave të këtij ligji sanksionohet sipas legjislacionit në fuqi.
Por, edhe komuniteti ndërkombëtar ka shprehur shqetësim për këtë projektligj. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, tha se Projektligji për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së rrezikon të minojë lirinë e shprehjes. Ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë “kundër UÇK-së”, përkundrazi e kuptojnë se sot “Kosova nuk do të ishte shtet i pavarur pa përpjekjet e UÇK-së dhe organizatave të tjera rezistuese”.
Më herët, edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i ka bërë jehonë një postimi të Ambasadës Amerikane të bërë në fund të korrikut, në të cilin kritikohej projekligjit në fjalë. Ndërkaq, edhe Zvicra është e shqetësuar se ligji mund të dëmtojë lirinë e shprehjes.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











