Bota

Lideri i Koresë Veriore nis vitin me kërcënim me bombë nukleare

Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un, ka nisur vitin 2017 me një kërcënim për SHBA-në.

Ai ka thënë se “butoni për lansim të bombës nukleare është gjithmonë në tavolinën time”.

Më tej, lideri i Koresë Veriore ka paralajmëruar SHBA-në se nuk do të mund të nisë kurrë një luftë, transmeton Albinfo.ch.

Në fjalimin e tij për Vitin e Ri, ai ka thënë se e gjithë SHBA-ja është brenda shtrirjes që mund të realizojë bomba nukleare e Koresë Veriore.

“Ky është realitet, nuk është kërcënim”, shtoi ai.