Lajme
Liburn Mehmetaj u zgjodh gjykatës në Gjykatën e Lartë të Apelit në Gjenevë
Kjo është një pozitë e rëndësishme në sistemin ligjor të Zvicrës dhe është një prej instancave më të larta gjyqësore në vend
Shqiptarët në Zvicër po dëshmojnë gjithnjë e më shumë se vetëm me dije dhe punë mund të jenë pjesë e institucioneve më të rëndësishme në atdheun e tyre të dytë.
Kjo u vërtetua së fundmi nga Avokati Liburn Mehmetaj, i cili më 23.11.2023 u zgjodh gjykatës në Gjykatën e Lartë të Apelit në Gjenevë. Kjo është një pozitë e rëndësishme në sistemin ligjor të Zvicrës dhe është një prej instancave më të larta gjyqësore në vend.
Liburni ka arritur në këtë pozicion pas një rrugëtimi të suksesshëm arsimor dhe profesional në Zvicër dhe jashtë saj.
Liburn Mehmetaj ka përfunduar studimet në Universitetin e Friburgut, duke marrë gradën e Bachelor dhe Master në fushën e drejtësisë. Në vitin 2013 mbaron studimet e avokaturës në Gjenevë duke marrë titullin Avokat. Më pas, ai ka fituar një bursë Fulbright për të specializuar në të drejtën mjedisore në Universitetin e Kalifornisë, Los Angeles (SHBA) në vitin 2020. Kjo tregon përkushtimin e tij duke përfunduar të gjitha studimet me sukses të lartë.
Në Gjenevë punoi avokat nga viti 2014 deri në 2022 në një kompani të madhe të avokatëve. Aktualisht është partner në firmën Walder Wyss SA, në Gjenevë dhe gjyqtar në Gjykatën e Lartë.
Liburni jep kontributin e tij edhe si kryetar i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër si dhe kryetar i Këshillit Kantonal të LAPSH në Gjenevë. Është i martuar me Besartën dhe kanë dy fëmijë.
Liburni ka lindur në Prishtinë më 5.01.1991 dhe emigroi në Zvicër së bashku me prindërit në moshën 2-vjeçare, për t’ iu shpëtuar persekutimeve të pushtuesve serbë. Babai i tij, Nezir Mehmetaj (jurist), ishte dy herë i dënuar politik dhe ka vuajtur dënimin prej 8 vitesh. Nëna e tij, Nexhmije Mehmetaj, prof e Gjuhës shqipe, ka punuar në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë, e larguar nga procesi arsimor për shkak të burgosjes së bashkëshortit të saj. Ndërsa në Zvicër ka punuar mësuese e mësimit plotësues të gjuhës shqipe LAPSH në kantonin Jura për 30 vite.
Gjenevë, 29.12. 2023
Nexhmije Mehmetaj
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriLiburn Aliu
- Prejardhja:Prishtinë
- Vendi ku vepron:Gjenevë
- Profesioni:Gjykatës
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja










