E-Diaspora
Let’s Do Business: Bizneset e Diasporës vijnë për bashkëpunim me Bizneset e Kosovës
Më 25 dhe 26 nëntor 2019, në Emerald Hotel, Prishtinë,do të mbahet Konventa e Bizneseve të Diasporës dhe të Huaja me qëllim të krijimit të lidhjeve mes bizneseve, për të rritur eksportet dhe ndihmuar nërritjen ekonomike të Kosovës.
Ngjarja dy-ditore do të mbledhë qindra biznese të Diasporës, të huaja dhe të Kosovës në Prishtinë, ku do të marrin pjesë në takimet biznesore B2B. Gjatë Konventës, do të paraqiten bashkëpunime të suksesshme mes bizneseve të Kosovës, Diasporës dhe të huaja, prezantime nga komunat e zgjedhura të Kosovës në lidhje me planet e tyre potenciale ekonomike, mjedisin e biznesit dhe burimet e tjera për të nxitur bashkëpunime mes bizneseve. Gjithashtu, vizitat në terren do të organizohen për Diasporën dhe bizneset e huaja në kompanitë e Kosovës, ku ata do të mund ta dëshmojnë së afërmi kapacitetet prodhuese të kompanive të Kosovës.
Sektorë të shumtë të industrisë në Kosovë kanë përmirësuar ndjeshëm kapacitetet e tyre të prodhimit, cilësinë e produkteve dhe janë të gatshme për eksport. Ndërsa disa nga kompanitë tashmë veç se eksportojnë produktet e prodhuara nga Kosova, andaj ekziston një potencial i madh që këto eksporte të rriten edhe më shumë. Shumica e eksporteve të tanishme janë të lidhura me Diasporën, dhe është më e zakonshme që mundësitë e biznesit të vijnë përmes kontakteve të Diasporës në tregjet e huaja, sesa nga iniciativat e marketingut nga vetë kompanitë.
Për dy vitet e kaluara, Rrjetet e Bizneseve të Diasporës Shqiptare nga Evropa dhe projekti i USAID Empower Sektori Privat në partneritet me SIDA, kanë organizuar konferenca bashkë me Diasporën të cilat kanë shërbyer si një platformë për diskutim, dhe më e rëndësishmja, kanë krijuar lidhje midis bizneseve të Diasporës dhe Kosovës. Të dy konferencat e mëhershme kanë numëruar 542 takime B2B mes 401 bizneseve të Diasporës dhe 132 bizneseve të Kosovës, duke rezultuar me nënshkrim e 12 kontratave, 42 marrëveshje dhe oferta të reja të iniciuara, dhe kontrata të reja të shitjes me vlerë €1.1 milion.
Në të njëjtën vazhdë për të stimuluar lidhjet e mëtutjeme dhe për të rritur eksportet e Kosovës, Rrjetet e Bizneseve të Diasporës Shqiptare nga Evropanë bashkëpunim me USAID Empower Sektori Privat në partneritet me SIDAdhe Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës poe organizojnë këtë ngjarje të rëndësishme për ekonominë e Kosovës.
Bizneset e Diasporës dhe të huaja mund te caktojnë takimet me bizneset e Kosovës nëpërmjet platformës elektoronike https://konferenca.rrejti.biz, ku janë të paraqitura kompanitë nga Kosova të cilat janë të gatshme për eksport, dhe që do të jenë pjesëmarrëse në takimet B2B.
Për më shumë informata rreth Konventës:
Faqja zyrtare në Facebook: https://www.facebook.com/Rrjetiibizneseve/
Website: https://konferenca.rrjeti.biz/
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit25 Nëntor 2019
- Ora09:00
- LokacioniPrishtinë
- Data e përfundimit26 Nëntor 2019 - 21:30
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











