Maqedonia
Lëshohet urdhër-arrest për Gruevskin- policia në kërkim të ish-Kryeministrit
Policia është vënë në kërkim të Gruevskit. Me urdhër të Gjykatës Penale, nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmojnë se sot në mbrëmje kanë lëshuar flet-arrest për kapjen e tij. Forcat e rendit nuk bëjnë të ditur se a kanë informacione për arratisjen e tij jashtë shtetit. Por thonë se në momentin e kapjes me forcë do ta çojnë në burgun e Shutkës.
“Ju informojmë se Gjykata themelore Shkupi 1 dha urdhër për arrestim të personin N.G. më 12.11.2018 në ora 16:30 e ka dorëzuar tek SPB Shkup dhe kërkoi lëshim të flet arrestit. MPB filloi të marrë masa menjëherë pas marrjes së urdhërit”, nga MPB.
Ish-kryeministri Nikolla Gruevksi duhej që vullnetarisht të paraqitet në burgun e Shutkës për vuajtjen e dënimit prej dy vitesh burg, sipas rastit të PPS-së “Tanku”. Shërbimet gjyqësore gjatë ditës së sotme bënë përpjekje të reja që ta dorëzojnë vendimin e Këshillit penal, me të cilën refuzohet ankesa kundër vendimit të gjykatësit për zbatimin e sanksioneve për anulim të dënimit, shkruan TV21, përcjell Albinfo.ch.
“Kanë kaluar tri ditë kur gjykata duhej t’i kishte dorëzuar vendimin për mbajtjen e dënimit prej dy vjetëve burg të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, por vendndodhja e tij është e panjohur si për bashkëshorten e tij, ashtu edhe për avokatët.”
Gjatë ditës së sotme, avokati i Gruevskit, Dimitar Dangov tha se nuk është në dijeni për klientin e tij të shumëkërkuar. Ai nuk deshi të deklarohet, por me shkrim kumtoi se nuk kanë të drejtë ankese për vendimin e Këshillit penal, në Gjykatën Supreme.
“Sot në Gjykatën penale dorëzuam Mendimin nga Komisioni për diskriminim, me të cilin këshillohet gjykatësja Kacarska të heqë mangësitë nga Mendimi dhe të lajmërojë se çfarë ka ndërmarrë në afat prej 30 ditëve. Sot morëm nismën deri te Prokurori publik i R.M. që ai si kompetent të parashtrojë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë. Nismat nuk vlerësohen si mjet juridik efikas për shkak se shumë rrallë pranohen nga Prokuroria Publike. Këtë nismë e bëmë menjëherë sot pasi që morëm vendimin”, tha Dimitar Dangov, avokat, shkruan TV21, përcjell Albinfo.ch.
Sipas zyrës së avokatëve të Gruevskit, nisma do të dërgohet edhe te Këshilli gjyqësor republikan.
Nga atje thonë se Kacarsaka ka autorizim dhe mundet që ta shtyjë zbatimin e dënimit me burg duke u thirrur në arsyet e theksuara në Mendimin e dhënë nga Komisioni për diskriminim.
Nga ana tjetër, mbetet e paqartë se me ndryshimet e Ligjit në vitin 2013, Gruevski ka gjashtë truproje të MPB-së. Mirëpo këta të fundit pohojnë se nuk janë në dijeni për vendndodhjen e Gruevskit. Policia vazhdon kërkimin.
E-Diaspora
-
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare Blenard Azizaj bashkë me Marina Abramović në një nga ngjarjet më të rëndësishme të artit bashkëkohor... -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri -
Kosovë
Bullakaj pas takimit me Kurtin: Diaspora në Zvicër motor i zhvillimit për Kosovën -
Suedi
Albin Pllashniku, shembull suksesi i diasporës në Suedi
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit













