Kosova
LDK: Vjosa Osmani nominohet kandidate për kryeministre të Kosovës
Kryesia e LDK-së ka vendosur për emrin e kandidates për kryeministre të Kosovës.
«Arritëm marrëveshje me konsensus të plotë. Ka qenë vendim unanim i gjithë kryesisë që Vjosa Osmani të jetë kandidate për kryministre të Republikës së Kosovës», tha kreu u LDK-së, Isa Mustafa. Ndërsa Lutfi Haziri do të jetë bartës i fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit 2019. «Ia kam deleguar kompetencat e mia gjatë fushatës”, ka thënë Mustafa, përcjell albinfo.ch.
Kurse Vjosa Osmani, me këtë rast, ka pasur një premtim për qytetarët.
“I garantoj qytetarët që nga sot nuk do të ndihen sikurse nuk kanë zë. Falënderoj secilin aktivist të LDK-së, që pavarësisht të gjithave, nuk dyshuan se kjo ishte e vetmja zgjidhja e qëlluar. Vetëm si ekip do të arrijmë sukses. Bashkë me Lutfi Hazirin. Faleminderit shumë edhe një herë për besimin.”, ka thënë e nominuara për kandidate e LDK-së për kryeministre.
Sot edhe zyrtarisht presidenti kosovar, Hashim Thaçi, ka caktuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”










