Kosova
LDK-ja e hapur për koalicion me Nismën nëse e kalon pragun
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Haki Rugova, deklaroi se Lista Serbe e ka vendin në Qeveri vetëm në bazë të kompetencave që ia jep Kushtetuta
Zyrtarë të Listës Serbe vështirë se do të mund të bëhen pjesë e formimit të Qeverisë, respektivisht pjesë e koalicionit LDK dhe Vetëvendosje. Kështu po deklaron për Gazetën Express, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Haki Rugova. Por, ai ka thënë se partia e tij është e hapur për koalicion edhe me NISMA-n për Kosovën, gjithmonë, nëse kjo e fundit e kalon pragun. E rreth ndarjes së ministrive, Rugova deklaroi se numri 12 nuk është definitiv dhe se cilat ministri do t’i ndahen cilit subjekt ende nuk është vendosur.
Për ta themeluar Qeverinë, zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë të hapur për të gjitha partitë, pos, PDK-së dhe Listës Serbe. Këto të dyja kanë vijë të kuqe për të qenë në koalicion me partinë e Isa Mustafës.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Haki Rugova, deklaroi se Lista Serbe e ka vendin në Qeveri vetëm në bazë të kompetencave që ia jep Kushtetuta e Kosovës por jo deternimuese në formimin e Qeverisë.
“Nuk ka nevojë që të bëhet koalicion me Listën Serbe. Ata do ta kenë vendin në qeverisje në bazë të Kushtetutës. Përndryshe koalicionin me ta nuk e preferojë dhe nuk duhet të ketë”, deklaroi Rugova.
Mirëpo ai tutje deklaroi se nëse NISMA e Fatmir Limajt e kalon pragun zgjedhorë, atëherë me të mund të flasin rreth një koalicioni të mundshëm.
“Unë iu besojë koalicioneve. Ato vendosen në baza parimore dhe politikave të mira qeverisëse. Nëse edhe NISMA e kalon pragun, pse jo, nuk ka asnjë kufizim me të. Ne kufizimet i kemi me PDK-në”, thotë anëtari i Kryesisë së LDK-së, Haki Rugova.
Ai i ka komentuar edhe deklaratat e anëtares së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiut e cila deklaroi se me LDK-në, gjatë takimeve punuese janë dakorduar që Qeveria e re t’i ketë maksimumi 12 ministri. Por rreth këtyre deklaratave Rugova thotë se nuk është definitiv ky numër. Sipas tij, mund të ketë më shumë apo më pak.
“….ministritë ende nuk janë nda. Nuk ka asgjë finale, krejt janë solucione të ndryshme, qiten në tavolinë e tjerrën deri ta marrin formën e duhur. Është pikëpyetje a do të jenë 12 ministri. Ministritë bëhen sipas nevojave dhe sipas marrëveshjeve”, deklaron Rugova.
Megjithëkëtë, ai është shprehur optimist për një koalicion të frytshëm me Vetëvendosjen e Albin Kurtit.
“Unë po e shohë që bisedimet kanë filluar mirë. Vendimet finale do t’i marrë kryesia e LDK-së dhe Këshilli i Përgjithshëm. Ne ende nuk kemi vendosë asgjë për poste. Nuk kemi qitë asnjë kornizë. Është normale që të bisedojmë rreth programeve qeverisëse e deri tek postet. Por kjo është një fazë më e vonshme, kjo do të vendoset pas certifikimit të rezultateve”, thotë Rugova.
Qeveria Haradinaj është konsideruar si më e madhja që Kosova ka pasur ndonjëherë me 21 ministri dhe afër 80 zëvendësministra kështu duke u bërë edhe struktura më e madhe në Ballkan.
Përveç numrit të madh, Qeveria Haradinaj do të mbahet mend edhe për rritjen më të lartë të pagave për kabinetin e tij qeveritar.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht















