Bota
Largohet kjo taksë në Gjermani
Taksa duhet të ishte në fuqi vetëm për një periudhë të caktuar por u bë e përhershme në 19950n
Taksa e solidaritetit në Gjermani, që mbledh para nga taksapaguesit për të forcuar ekonominë në lindje, do të abrogohet.
Ministri i Financave i Gjermanisë, Olaf Scholz, e dërgoi propozimin në qeveri për miratim javën e shkuar dhe nëse pranohet do të shndërrohet në ligj në 2021-shin.
Taksa shtesë, që njihet si taksa e solidaritetit është në masën 5.5 përqind taksim mbi të ardhurat dhe taksë korporatash.
Ligji do të bënte që 90 përqind e taksapaguesve të përjashtoheshin nga taksa e solidaritetit dhe do të reduktonte shumën për 6-7 përqindëshin tjetër të populates, transmeton TCH.
Ligji, i propozuar nga ministri i financave nga CDU e Angela Merkelit, është përkrahur edhe nga partneri në koalicion, SPD, përcjell albinfo.ch.
Për shumëkënd ka ardhur koha që të reduktohet pesha mbi të ardhurat e vogla dhe ato mesatare duke abroguar taksën e solidaritetit.
Kjo e fundit hyri në fuqi në 1991-shin, për të ndihmuar rindërtimin e lindjes, pas ribashkimit të Gjermanisë, pas rënies së murit të Berlinit.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











