Turizëm
Paragllajdingu, produkti më i ri turistik në Prizren
Vizitorët në Prizren tani mund të shijojnë pamjen e qytetit, duke e parë atë nga qielli, përcjell albinfo.ch.
Sot, Aero Klub “Shkaba” ka hapur sezonin e paragllajdingut dhe në të njëjtën kohë ka lansuar këtë produkt të ri turistik në zonë.
Në një njoftim të PPSE Swisscontact, thuhet se përveç shtimit të shumëllojshmërisë së gjërave që mund të bëhen në Prizren, ky produkt i ri komcercial do të shtojë së paku shtatë vende të reja pune për pilotët dhe pritet të ndikojë në mënyrë indirekte në rritjen e të ardhurave të ofruesve të shërbimeve të turizmit.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, paragllajdingun e ka cilësuar si një mundësi të re dhe të shkëlqyeshme për zhvillimin e qytetit të Prizrenit.
“Ky aktivitet mundëson pikërisht promovimin e llojit të turizmit që ofron Prizreni: atij malor, meqë nisja bëhet prej majës Cvilen, dhe turizmit kulturor në qytet, meqë aterohet në stadiumin e qytetit. Si më tregojnë pjesëtarët e këtij klubi, Prizreni është ndër qytetet e rralla në rajon që mundëson fluturime paragllajdingu mbi qytet dhe ne dëshirojmë që këtë mundësi ta shfrytëzojmë sa më mirë”, citohet të ketë thënë ai.

Paragllidingu, si një aktivitet turistik komercial është konceptuar dhe tani zhvillohet nga Aero Klub Shkaba, që ka shërbyer si bazë për entuziastët e paragllajdingut që nga viti 2010. Vizioni i klubit është zhvillimi i turizmit sportiv, i cili jo vetëm që ndihmon në promovimin e Kosovës, por gjithashtu ka ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e banorëve të kësaj zone, përcjell albinfo.ch.
“Me këtë produkt të ri Prizreni bëhet një destinacion turistik më tërheqës. Garat ndërkombëtare të paragllajdingut që ne i organizojmë në qytetin tonë, tani do të dalin në tjetër nivel”, citohet të ketë thënë Ardall Celina nga Aero Klub Shkaba në ceremoninë e mbajtur në Cvilen, që është dhe pika e nisjes për paragllajding.
Si erdhi në jetë ky produkt?
Anëtarët e klubit të paragllajdingut e kanë shndërruar pasionin e tyre në produkt komercial përmes bashkëpunimit me Komunën e Prizrenit dhe projektin Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.
Kurse Komuna e Prizrenit ndihmoi me përshtatjen e pistës për fluturime komerciale, pasi më herët, kjo pistë është përdorur vetëm për fluturime solo, ndërsa me mbështetjen e PPSE-së, klubi bleu pajisje fluturimi, trajnoi pilotët sipas standardeve ndërkombëtare të sigurisë dhe tani do ta promovojë këtë aktivitet të ri në Prizren.

Që nga themelimi, Aero Klub Shkaba e ka rritur anëtarësinë dhe shumëllojshmërinë e aktiviteteve. Anëtarët e klubit kanë marrë pjesë në gara dhe kanë fituar çmime në nivel lokal dhe ndërkombëtar. Qëllimi i PPSE-së është rritja e punësimit përmes ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. PPSE implementohet nga Swisscontact dhe Instituti Riinvest.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













