Lifestyle
Lana Del Rey pajtohet me grupin Radiohead
Këngëtarja Lana Del Rey, njoftoi se mosmarrëveshjet e saj me bendin Radiohead lidhur me të drejtën e autorit kanë përfunduar. Më herët gjatë këtij viti, Del Rey kishte thënë se bendi britanik e kishte paditur atë lidhur me ngjashmëritë mes këngës së saj Get Free dhe këngës hit të bendit Creep.
Radiohead kishte refuzuar ofertën prej 40% të të ardhurave nga kënga, që ajo do të merrte dhe kërkonte 100% e të ardhurave, përcjell albinfo.ch.
E, shtëpia botuese e vendit kishte mohuar vazhdimisht se ka paraqitur padi, ndonëse konfirmoi se ka kërkuar që në këngë meritat t’i jepeshin Radiohead.
Dhe, së fundi, Del Rey njoftoi se është marrë vesh me bendin gjatë festivalit Lollapalooza në Sao Paolo në Brazil. Pasi performoi këngën Get Free, Del Rey ndezi një cigare dhe u tha adhuruesve se tani që padia mori fund, konsideron se mund ta këndojë këtë këngë sa herë të dëshirojë. Në kohën kur e kishte shkruar këngën, meritat për këngën nuk ishin shënuar në bazën e të dhënave të Shoqërisë amerikane të kompozitorëve, autorëve dhe publikuesve.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?











