Lajme
Ky është shteti që nis zbatimin e karantinës nëpër hotele
Udhëtarët e parë që duhet t’i nënshtrohen karantinës nëpër hotele, kanë nisur të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar.
Të gjithë qytetarët britanikë dhe ata irlandezë, si dhe ata me lejeqëndrime, që shkojnë në Britani të Madhe pasi kanë qenë në ndonjë shtet me rrezik të lartë të koronavirusit, tani duhet të vetizolohen nëpër hotele.
Në listën e kuqe të 33 shteteve me rrezik të lartë përfshihen Portugalia, Brazili dhe Afrika Jugore.
Kufizimet e reja, të cilat synojnë të ndalin përhapjen e varianteve të reja të koronavirusit në Britani, zbatohen për ata që kanë qenë në vendet e renditura në listë, në 10 ditët e fundit.
Ata duhet të paguajnë paraprakisht 1,750 funte për të kaluar 10 ditë nëpër hotelet e kontraktuara nga qeveria.
Në këtë çmim përfshihet qëndrimi në hotel, transporti dhe testimi.
Një udhëtar ka thënë për BBC-në se “ndihet keq” që do të qëndrojë i izoluar për 10 ditë.
Roger Goncalves, 23-vjeçar, nga Brazili, ka thënë se ka kryer testin për koronavirus dhe ka dalë negativ.
“Pse duhet të rri në dhomë për 10 ditë?”
Ai ka thënë se çmimi i hotelit është “shumë i lartë” për 10 ditë, mirëpo kushtet në hotel janë të mira.
Qeveria britanike kanë thënë se ka arritur marrëveshje me 16 hotele deri më tani, duke siguruar 4,963 dhoma për sistem të karantinës, derisa 58,000 dhoma të tjera janë aktualisht vetëm në fazë të pritjes, raporton Evropa e Lirë, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











