Lajme
Qyteti i parë në Zvicër ku maska bëhet e detyrueshme edhe në rrugë
Vendimi hyn në fuqi nga mesi i javës së ardhshme dhe do të zbatohet në qendër të qytetit si dhe në sheshin buzë liqenit
Ndërkohë që në disa kantone të Zvicrës po rritet presioni për hapjen e lokaleve hoteliere, një qytet i vogël turistik bën një hap në drejtim të kundërt.
Shëtitorja e liqenit po mbushet gjithnjë e më shumë me mysafirë në fundjavat e fundit, dhe kjo ka shtyrë përgjegjësit e qytetit Ascona ta bëjnë të detyrueshme mbajtjen e maskës, shkruan srf.ch.
Ascona është komuna e parë në Ticino ku detyrimi për maskë do të zbatohet edhe jashtë.
Këshilli bashkiak e ka bërë këtë të detyrueshme ka vendosur për këtë, transmeton albinfo.ch. Vendimi hyn në fuqi nga mesi i javës së ardhshme dhe do të zbatohet në qendër të qytetit si dhe në sheshin buzë liqenit. Qëllimi është të arrijmë një “Ascona pa koronë”, citon “Tages-Anzeiger” kryetarin e bashkisë, Luca Pissoglio.
Këshilli i qytetit të Ascona kishte arritur në përfundimin se ky ishte hapi i duhur pasi ishte parë se si shëtitorja e liqenit po mbushej gjithnjë e më e mbushur me njerëz gjatë fundjavave të fundit.
Këshilli i qytetit të Asconës ka marrë këtë vendim në interes të shëndetit të turistëve dhe vendësve. Në këtë mënyrë, dëshiron të krijojë bazën për “pushime të përgjegjshme” në Ascona, përcjell albinfo.ch. Kërkesa për maskë zbatohet nga java tjetër, fillimisht për një periudhë të pacaktuar.
Ascona, qytezë pitoreske, e shtrirë direkt në Laggo Maggiore dhe ngjitur me qytetin pak më të madh, Locarno, ka qenë gjithmonë një nga vendpushimet e preferuara të zviceranëve gjermanishtfolës dhe një pikë e nxehtë turistike.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve











