Futboll
Ky është formacioni i Kosovës për ndeshjen e sontme
Selektori i Përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda, ka publikuar formacionin startues për ndeshjen ndaj Sllovenisë.
“Dardanët” nga ora 20:45 luajnë përballë Sllovenisë në Lubjanë, në ndeshjen e parafundit kualifikuese për Botërorin 2026.
Ka ndryshime te Kosova. Në portë, në vend të të suspenduarit dhe portierit të parë, Arijanet Muriq, do të jetë Amir Shaipi, portieri i Luganos, shkruan kohanet.
Në qendër të mbrojtjes janë kthyer Amir Rrahmani dhe Lumbardh Dellova, që munguan për shkak të lëndimeve në ndeshjet e kaluara. Rrahmani e Dellova zëvendësojnë në mbrojtje Kreshnik Hajrizin dhe Ilir Krasniqin.
Ndërkohë, në duelin ndaj Suedisë nuk luajti Elvis Rexhbeçaj në mesfushë shkaku i lëndimit në fushë, ndërsa atë e kishte zëvendësuar Veldin Hoxha. Edhe Rexhbeçaj kthehet në rolin e mesfushorit defensiv.
Pjesa tjetër e skuadrës mbetet e njëjta siç ka qenë në duelet e kaluara.
Selektori Foda ka vendosur që t’i përmbahet sistemit 5-3-2.
Sulmit i prijnë Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani.
Mesfusha përbëhet prej Leon Avdullahut, Elvis Rexhbeçajt dhe Florent Muslijës.
Në repartin defensiv janë Albian Hajdari, Amir Rrahmani, Lumbardh Dellova, Dion Gallapeni dhe Mërgim Vojvoda.
Në portë është Amir Shaipi.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












