E-Diaspora
Kuzhinieri shqiptar arrestohet në SHBA, komuniteti i shokuar
Ai punonte si kuzhinier në restorantin “Patisserie Lenox”, në Great Barrington dhe jetonte në një apartament në qendër të qytetit
Agjentët federalë të emigracionit arrestuan të martën një 36-vjeçar shqiptar të identifikuar si Aleks Gole.
Ai punonte si kuzhinier në restorantin “Patisserie Lenox”, në Great Barrington dhe jetonte në një apartament në qendër të qytetit, raporton ABC News.
Agjencia e Emigracionit dhe Doganeve bënë të ditur lajmin për ndalim të shqiptarit, ndërsa komuniteti ka mbetur i shokuar nga kjo ngjarje. Deri më tani asnjë nuk jep informacione të mëtejshme lidhur me ndalimin e 36-vjeçarit.
Ndërsa një burim konfirmon se Gole më para ka qenë akuzuar për dhunë seksuale ndaj një gruaje 36-vjeçare. Akuza ndaj tij daton në nëntor të vitit 2017, por Gjykata e Lartë të Berkshire e shpalli të pafajshëm. Ai u lirua dhe u tha se nuk duhet të kishte më asnjë kontakt me gruan nga Great Barrington, përcjell albinfo.ch.
Jorgo Cami, pronar i restorantit nuk ka preferuar të komentojnë arsyet e ndalimit të punonjësit të tij. Ndërsa as zyrtarët e ICE dhe as Policia nuk kanë dhënë detaje për arrestimin.
Por, në një intervistë të dhënë për “The Eagle” në vitin 2017, Gole ishte shprehur se kishte gjetur “paqe” në Great Barrington, pas arratisjes nga Shqipëria.
Aleks Gole, u zhvendos në Great Barrington dhe prej 4 vitesh jetonte atje. Gjithashtu, ai ndiqte mësimet e gjuhës angleze në Berkshire Community College.
Gole kishte shprehur një dëshirë të dukshme për të qëndruar në SHBA: “Unë jam person i cili gjithmonë ecën përpara, nuk harroj kurrë se kush jam dhe unë kam prindërit e mi në Shqipëri dhe vëllezërit e motrat e mia në Greqi, por unë nuk kam arsye të kthehem më atje”.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike















