Kosova
Kuvendi i Kosovës sot në seancë të veçantë për Ditën e Gruas
Kjo seancë do t’i kushtohet ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Është bërë e ditur se në Kuvendin e Kosovës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsit, sot do të mbaj seancë të veçantë.
Thuhet se kjo seancë do t’i kushtohet ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Seanca mbahet në orën 11.00, kurse deputetëve të Kuvendit të Republikës do t’u drejtohet Vasfije Krasniqi-Goodman.
Vasfije Krasniqi është njëra nga femrat e rralla kosovare që ka folur për dhunën e përjetuar seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Ajo si 16-vjeçare ishte marrë nën kërcënimin e armëve nga shtëpia e saj më 13 prill 1999 nga një burrë me uniformë të Policisë së Serbisë.
Rreth 20 mijë gra i janë nënshtruar dhunës seksuale gjatë luftës së fundit. Vasfije Krasniqi tanimë jeton në SHBA dhe është nënë e dy fëmijëve.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili











