Kosova
Deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës, 81 burra e 39 gra
Tashmë dihet se kush do të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës në Legjislaturën e shtatë.
Instituti Demokrati i Kosovës, KDI, ka treguar disa nga karakteristikat kryesore të përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës.
Ajo që bie në sy është përfaqësimi jo i madh i grave në krahasim me burrat.
Në legjislaturën e re do të jenë 81 burra, kurse vetëm 39 gra, përcjell albinfo.ch.
Mosha mesatare e deputetëve do të jenë 42 vjeç.
60 deputet janë të njëjtë nga legjislatura e kaluar, 40 janë që kanë garuar për herë të parë. 11 deputetë janë që kanë pasur 2 apo më shumë mandate.
Kurse 9 deputetë janë zgjedhur për herë të parë, por që kanë garuar edhe në zgjedhjet e kaluar.
Komuna që ka më së shumti deputetë është ajo e Prishtinës, me 17 deputetë.
Prizreni do të përfaqësohet me 16, Skenderaji me 10, Mitrovica me 9 dhe Peja po ashtu me 9.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa














