Kosova
Kush synon ta zëvendësojë Ardian Gjini në krye të AAK-së në Gjakovë?
Pas shpalljes së zgjedhjeve të brendshme në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), një kandidat ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetar të degës në Gjakovë, duke synuar të zëvendësojë Ardian Gjini në këtë pozitë, përcjell albinfo.ch.
Në njoftimin e tij publik, Flamuar Fetahaj ka theksuar se vendimi për të hyrë në garë vjen si përgjigje ndaj nevojës për një organizim më gjithëpërfshirës dhe një hapje më të madhe të strukturave të partisë.
Ai ka shprehur mirënjohje për kontributin e deritanishëm të Ardian Gjini dhe të gjithë strukturave të AAK-së në Gjakovë, duke vlerësuar punën e kryesisë, nëndegëve dhe aktivistëve në forcimin e subjektit ndër vite.
Sipas tij, anëtarësia mbetet baza kryesore e suksesit dhe duhet të ketë rol më aktiv në proceset vendimmarrëse.
Kandidati ka premtuar një proces transparent dhe në përputhje me statutin e partisë, ku çdo strukturë dhe forum do të jetë i përfshirë në zhvillimin e mëtejshëm të degës.
“Synimi është ndërtimi i një dege të hapur, të drejtë dhe konkurruese, ku avancimi bazohet në meritë dhe integritet”, thuhet në deklaratë.
Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së profesionistëve, grave dhe të rinjve, duke synuar kombinimin e energjisë së re me përvojën ekzistuese brenda AAK-së.
Në fund, kandidati është shprehur optimist se AAK në Gjakovë do të vazhdojë traditën e saj politike dhe do të mbetet një alternativë serioze për qytetarët.
Flamur Fetahaj është një nga figurat e angazhuara në politikën lokale në Gjakovë, i njohur për përfshirjen e tij në strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Ai aktualisht ushtron funksionin e nënkryetarit të Komunës së Gjakovës, duke qenë pjesë e ekzekutivit lokal në udhëheqjen e komunës.
Fetahaj ka qenë i angazhuar për disa vite në jetën politike dhe institucionale në Gjakovë, duke marrë pjesë aktive në proceset zgjedhore dhe organizative të AAK-së në nivel lokal. Më herët, ai ka qenë edhe kandidat për Asamblenë Komunale, duke ndërtuar gradualisht profilin e tij politik brenda këtij subjekti.
E-Diaspora
-
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës "Nënë Tereza mbetet një urë bashkimi, një krenari e përbashkët e popullit shqiptar dhe një dhuratë... -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












