Shkurt.ch
Kush kapet me më pak se 10 gramë kanabis në Cyrih, nuk dënohet
Deri tash, ata që policia i ka zënë me kaq gramë droge të ketij lloji në duar, i ka dënuar me gjobë prej 100 frangash
Personat që kapen në Cyrih me më pak se dhjetë gramë kanabis, tash e tutje nuk do të dënohen. Deri tash, ata që policia i ka zënë me kaq gramë droge të ketij lloji në duar, i ka dënuar me gjobë prej 100 frangash. Në rastet kur i dënuari nuk e ka paguar gjobën brenda 30 ditëve, çështja i ka kaluar gjykatës së qytetit.
Gjykatat në fjalë, që veprojnë në Cyrih dhe në Winterthur kanë vendosur që në të ardhmen t`i ndërpresin procedurat për lëndë të tilla, nëse i kanë nisur, respektivisht nuk do të pranojnë lëndë të reja të këtij lloji, ka thënë për “Tagesanzeiger” një gjyqtare e Gjykatës së Cyrihut.
Si shkak për një vendim të tillë është marrë vendimi i para pak ditëve i Gjykatës Federale, transmeton albinfo.ch. Kjo e fundit e kishte shpallur të padrejtë dënimin e një personi në Bazel, të cilit i ishin gjetur 0.5 gram marihuanë dhe 0.1 gram hashash. Sipas gjykatës, duke qenë se personi në fjalë nuk ishte kapur duke konsumuar drogë, në një rast të tillë duhet të pasojë një veprim pa dënim penal.
Por, Policia e Qytetit në Cyrih është zënë në befasi nga vendimi i Gjykatës Federale , thotë një zëdhënës. Për këtë arsye dje kanë mbajtur mbledhje të përbashkët të gjitha zyrat e prekura nga një vendim i tillë, përcjell albinfo.ch. Sipas tij, vendimi i fundit i gjykatës ka sjellë shumë pyetje që duan përgjigje. “Ne duam që të gjithë policët dhe njerëzit në rrugë të dijnë në mënyrë të saktë se si duhet të sillen.”
E-Diaspora
-
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës Gjatë intervistës atij i ishin bërë 48 pyetje, ndërsa Gjykata Administrative e Aargaut konstatoi se 23... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë -
Gjermani
Aksidenti tragjik në Gjermani, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane -
Kolona kilometërshe në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C












