Lajme
Kush ishte çifti që shpiku vaksinën COVID-19?
Shkencëtarët Ugur Sahin dhe Ozlem Tureci i kanë kushtuar jetën e tyre fushës së onkologjisë dhe sëmundjeve infektive dhe kaluan vite duke u marrë me trajtimet e personalizuara të imunoterapisë për kancerin.
Sahin, 55 dhe Tureci, 53, ngritën BioNTech në qytetin qendror gjerman të Mainz-it në vitin 2008. Të hënën partneri i kompanisë, gjigandi farmaceutik amerikan Pfizer, tha se vaksina e tyre ishte më shumë se 90% efektive në parandalimin e infeksionit.
Në një telefonatë me gazetarët të martën, Sahin shpjegoi rëndësinë e lajmit dhe dha një mesazh shprese për botën.
“Unë mendoj se mesazhi i mirë për njerëzimin është se ne tani e kuptojmë që infeksionet COVID-19 mund të parandalohen me të vërtetë nga një vaksinë,” tha ai, përcjell albinfo.ch
Duke folur për CNN të hënën, CEO i Pfizer-it, Albert Bourla e quajti atë “përparimi më i madh mjekësor” në 100 vitet e fundit.
Ndërsa, Sahin dhe Tureci janë veteranë në botën e arritjeve mjekësore. Sahin dhe Tureci janë renditur në mesin e 100 njerëzve më të pasur të Gjermanisë, sipas të përjavshmes Welt am Sonntag gazeta.
Të martën, vlera e tregut e ndërmarrjes së tyre të listuar në Nasdaq ‘kërceu’ në 25,72 miliardë dollarë – një hap i madh nga 4.6 miliardë dollarë vitin e kaluar. Por, etika bamirëse e çiftit dhe përkushtimi i gjatë ndaj akademisë dhe shkencës duket se i kanë mbajtur ata me këmbë, edhe pse puna e tyre për vaksinën Covid-19 i shtyn ata në qendër të vëmendjes globale.
Në maj, çifti i tha CNN se ndiheshin të detyruar të “siguronin diçka për shoqërinë”, duke pasur parasysh punën që kishin bërë në fushën e tyre gjatë dy dekadave të fundit. Sahin lindi në Iskenderun, një qytet në bregdetin mesdhetar të Turqisë. Ai u transferua në Këln, Gjermani, kur ishte katër vjeç, ku babai i tij punoi në një fabrikë lokale të Ford-it, sipas Reuters. Ai u takua me Turecin, vajzën e një mjeku turk, kur të dy ishin duke filluar karrierën e tyre akademike.
Të martën ai tha se besonte se vaksina BioNTech / Pfizer “nuk do të jetë vaksina e vetme” kundër Covid-19, duke vënë në dukje se një numër i provave të vaksinave të Fazës 3 janë duke vazhduar. Sahin gjithashtu tha se qëllimi i BioNTech, në bashkëpunim me Pfizer, është të rritë prodhimin e vaksinës dhe se ata shpresojnë të prodhojnë deri në 1.3 miliardë doza deri në fund të vitit 2021. Ai përsëriti se BioNTech dhe Pfizer planifikojnë të kërkojnë nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave të autorizojë përdorimin urgjent të vaksinës, shkruan “CNN”, përcjell tutje albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vazhdon procesi i regjistrimit të votuesve nga diaspora, 11.973 aplikime Edhe pse kanë kaluar disa ditë që nga nisja e procesit të regjistrimit të votuesve që...
-
Viti 2024, vit i sukseseve për femrat shqiptare në Zvicër
-
Shqipëri: Për 72 orë 10 mijë të regjistruar për votim jashtë vendit
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë
-
Winterthur ZH: Kosovari i kërkuar dorëzohet pas sulmit ndaj gruas
Jeta në Austri
-
Vjena ka investuar 53 milionë euro në infrastrukturën e çiklizmit në 2024 Vjena investoi pothuajse 53 milionë euro në rrugë të reja çiklizmi në vitin 2024, duke shtuar...
-
Çfarë do të thonë për ju shkurtimet buxhetore të Austrisë
-
Një grua austriake është rrëmbyer në Nigeri
-
Zgjerohen zonat e ndalimit të armëve në Vjenë
-
Ndryshimet që blerësit dhe qiramarrësit mund të presin në Austri në vitin 2025