Integrimi
Kush do leje qëndrimi (Vizë B) duhet të nënshkruajë marrëveshjen për integrim!
Të huajt të cilët vijnë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian, do të mund të marrin një leje qëndrimi në Zvicër vetëm pasi të kenë nënshkruar një marrëveshje integrimi me shtetin
Të huajt në Zvicër të cilët vijnë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian, do të mund të marrin një leje qëndrimi në Zvicër vetëm pasi të kenë nënshkruar një marrëveshje integrimi me autoritetet përgjegjëse. Dhe, kjo marrëveshje do të përmbajë kritere të matshme, përmbushja e të cilave do të verifikohet, shkruan sda.ch.
Pas Dhomës së Kantoneve (senatit), këtë iniciativë të ardhur nga Kantoni i St. Gallenit e ka miratuar edhe Komisioni për Politikë Shtetërore i Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës. Vendimi është marrë me një epërsi të ngushtë: 12 vota pro dhe 11 kundër. Me këtë miratim, i hapet rruga komisionit të Dhomës së Kantoneve që të përpunojë dispozitat ligjore për të cilat është kërkuar ndryshimi.
Jo më larg se në dhjetor të vitit që shkoi, të dy dhomat e parlamentit kanë votuar Ligjin e ri për të Huajt dhe për Integrim, përcjell albinfo.ch. Ndërsa miratimi i këtij ashpërsimi të propozuar do thotë ndryshim të serishëm të pjesëve të ligjit.
Shumica e anëtarëve të komisionit kanë mbrojtur qëndrimin se ligji i miratuar së voni nuk mjafton, sepse gjykatat po vazhdojnë të kenë hapësirë tepër të madhe veprimi në rastet me të huajt. Ato duhet të kenë kritere të qarta dhe më të ashpra se si të veprohet me të huajt që nuk tregojnë vullnet për t`u integruar. Ndërsa anëtarët e mbetur në pakicë kanë argumentuar se së pari duhen grumbulluar përvoja dispozitat ligjore të miratuara rishtas, para se të lëshohemi në dispozita të reja, transmeton albinfo.ch. Veç kësaj, ata druajnë se në rast sedo të detyrohemi të lidhim marrëveshje gjithëpërfshirëse integrimi me të huajt, do të nevojitet angazhim enorm burokratik për ta përballuar.
Ligji i përmendur, i miratuar në dhjetor përmban një numër ashpërsimesh. Kështu, sipas tij vizën C (Leja e qëndrimit të përhershëm) mund ta marrë vetëm personi i integruar mirë, i cili kujdeset për rendin dhe sigurinë publike, që respekton vlerat e kushtetutës federale, merr pjesë në jetën ekonomike ose shkollohet dhe ka shkallën e kërkuar të njohurive gjuhësore. Po ashtu, kush e ka vizën C, mund edhe ta humbasë atë, përcjell albinfo.ch. Në raste të kryerjes së veprave të caktuara penale kjo vizë mund të humbet edhe 15 vite pasi që personi e ka fituar atë. Ndërsa me propozimin e ri, viza C mund të humbet ose të zbritet në B nëse nuk janë plotësuar kriteret që parashihen në marrëveshjen e përmendur për integrim.
Nda këtij vendimi ka reagime edhe nga vetë e djatha. Kështu, eksponentë të FDP-së e kritikojnë atë si shprehje të populizmit të SVP-së dhe CVP-së, pasi që sipas tyre në këtë rast duhet kërkuar marrëveshje për integrim edhe me “ekspat”-ët, siç quhen ekspertët dhe afaristët që vijnë për të udhëhequr me kompanitë ose për të punuar në universitetet e Zvicrës.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten













