Kosova
Kurti takon të mbijetuarit e masakrës së Poklekut
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti Elhame Muqollin, e mbijetuar e masakrës së Poklekut, Teuta Elshanin, familjare e të rënëve, Afrim Hysenaj, autori i monografisë për masakrën e Poklekut dhe Fadil Muqolli, familjar dhe pronar i Shtëpisë Muze.
Gjatë bisedës, e mbijetuara e masakrës, Elhame Muqolli, ndau përjetimet e saj gjatë luftës dhe masakrës së Poklekut, teksa shprehu pakënaqësinë e saj me mungesën e drejtësisë për këto krime tash e 25 vjet.
Kurti ka falënderuar të mbijetuarit për qëndresën, sakrificën e kurajën e tyre, dhe theksoi rëndësinë e dëshmimit dhe dokumentimit të krimeve, duke i qëndruar besnik historisë sonë dhe duke insistuar në të drejtën tonë që të gjithë kriminelët, qofshin ata urdhërdhënës, qofshin ekzekutues, të përfundojnë prapa grilave në drejtësinë vendore ose asaj ndërkombëtare.
Kryeministri Kurti pranoi nga autori Afrim Hysenaj dy librat e tij, monografinë për masakrën e Poklekut me titull “Shtëpia me gjak në mure”, që do të promovohet nesër në Shtëpinë Muze të Poklekut, dhe monografinë për masakrën e familjes Delijaj në Abri të Epërme, e titulluar “Toka skuq e qielli nxin”.
Në masakrën e Poklekut, më 17 prill 1999, u masakruan 53 civilë shqiptarë, në mesin e tyre pesë foshnja, më e vogla ishte 6 muajsh. Pas ekzekutimit, forcat serbe u kthyen dhe i dogjën kufomat dy herë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











