Kosova
Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë
Kryeministri në detyrë vlerësoi sukseset ndërkombëtare të Dr. Ardian Jusufit dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në avancimin e robotikës dhe teknologjisë në Kosovë.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në Zyrën e Kryeministrit studiuesin dhe profesorin shqiptar në Universitetin e Cyrihut, Dr. Ardian Jusufi, një nga emrat e spikatur në fushën e inteligjencës artificiale dhe robotikës së frymëzuar nga biologjia, transmeton albinfo.ch.
Në një postim në Facebook, Kurti theksoi se Dr. Jusufi së fundmi është përzgjedhur në listën e ngushtë të nominimeve të Falling Walls Foundation për një zbulim shkencor, ndërsa kujtoi se ai ka përfunduar doktoraturën në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley dhe studimet postdoktorale në universitetet prestigjioze të Kembrixhit dhe Harvardit.
Gjatë takimit, u diskutua për mundësitë që ofron sektori i inteligjencës artificiale dhe robotikës në Evropë, si dhe për mënyrat konkrete të zhvillimit të kësaj fushe në Kosovë.
Kurti shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me Dr. Jusufin, duke e cilësuar atë si një aset të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.
“E mirëpres bashkëpunimin me Dr. Ardianin, i cili përfaqëson një shtyllë të rëndësishme në rritjen e Kosovës në të ardhmen, si pjesëtar i mërgatës që ka arritur suksese jashtë dhe është i përkushtuar të kontribuojë në zhvillimin e vendit tonë”, ka shkruar Kurti. /Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë Këngëtarja me famë botërore ftoi ndjekësit të eksplorojnë Prishtinën përmes Google Maps Street View, duke prezantuar... -
Kur ëndrra bëhet realitet: Katy Perry i këndon për ditëlindje Erës në Sunny Hill -
Kurti: Sunny Hill e ka vendosur Kosovën në hartën botërore të festivaleve -
Sunny Hill nis me spektakël, mijëra vizitorë nga e gjithë bota në Prishtinë -
Gjermani
Gjermani: Shqiptari humb jetën në vendin e punës
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor













