Kosova
Kurti takon edhe presidentin zviceran në Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC)
Albin Kurti ka bërë të ditur se gjatë mbrëmjes ka pasur edhe takime me liderë të tjerë evropianë, në kuadër të agjendës së Samitit EPC
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në darkën zyrtare të shtruar nga Presidenti i Republikës së Armenisë, Vahagn Khachaturyan, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), që po mbahet në Jerevan.
Sipas njoftimit të publikuar nga Kurti në rrjetin social Facebook, ai është mirëpritur në pritjen zyrtare nga kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, si dhe nga kryetari i Kuvendit armen, Alen Simonyan.
Gjatë mbrëmjes, Kurti ka zhvilluar bashkëbisedime me liderë dhe përfaqësues të lartë të shteteve pjesëmarrëse, ku janë shkëmbyer ide dhe qëndrime lidhur me zhvillimet aktuale në Evropë dhe më gjerë, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, transmeton albinfo.ch.
Në kuadër të këtyre takimeve, Kurti ka biseduar me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, presidentin e Konfederatës së Zvicrës, Guy Parmelin, zëvendëspresidenten e Bullgarisë, Iliana Iotova, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatović, kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Feridun H. Sinirlioğlu, kryeministrin e Andorrës, Xavier Espot Zamora, anëtarin e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Denis Beçiroviq, si dhe kryeministren e Lihtenshtajnit, Brigitte Haas.
Kurti ka bërë të ditur se gjatë mbrëmjes ka pasur edhe takime me liderë të tjerë evropianë, në kuadër të agjendës së Samitit EPC.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Protesta e tretë në Gjenevë kundër Ligjit 21/2024, diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura Për të tretën herë me radhë, pjesëtarë të diasporës shqiptare u mblodhën në Gjenevë për të... -
FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar











