Kosova
Kurti refuzon idenë e Ramës për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar idenë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për organizimin e një konference ndërkombëtare për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
Kurti është shprehur se ajo që duhet bërë tani është implementimi i marrëveshjes bazike të arritur më 27 shkurt në Bruksel dhe gjithashtu më 18 mars në Ohër.
“Ne kemi pasur konferenca ndërkombëtare në të kaluarën dhe tash kemi një marrëveshje bazike, nga 27 shkurti i këtij viti në Bruksel dhe gjithashtu nga 18 marsi në Ohër me aneksin e zbatimit. Krejt çfarë duhet bërë është që pa kushte të implementohet marrëveshja bazike në tërësinë e saj dhe në mënyrë fer e të balancuar. Kjo duhet të bëhet, dhe ne për këtë angazhohemi në Bruksel në takimet që kemi”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë idenë për një konferencë ndërkombëtare mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me qëllim shtensionimin e situatës në veri të vendit. Rama po ashtu kishte deklaruar që “ata të mos lejohen të dalin pa arritur një marrëveshje”.
Idenë për një konferencë ndërkombëtare e ka mbështetur edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, e kjo sipas tij me qëllim uljen e tensioneve mes tyre, shkruan Telegrafi.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë












